Çmimet e banesave rriten tre herë më shpejt se mesatarja historike – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çmimet e banesave rriten tre herë më shpejt se mesatarja historike –

08:35 | 10/01/2023
në Aktualitet
0

Read more

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave në tremujorin e tretë 2022 rezulton me një rritje vjetore 17.6%, ndërkohë që rritja mesatare e historike e këtij treguesi (për periudhën nga tremujori i katërt 2002 deri në tremujorin e dytë 2022) rezulton në nivelin 5.7%.

Vlerësimet e mësipërme të Bankës së Shqipërisë bëhen për nevoja të politikave së saj makroprudenciale në raport me sektorin bankar në vend dhe përfshijnë teknika të zbutjes së indeksit për 8 tremujorët e fundit.

Megjithatë, këto të dhëna tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme vazhdon të shfaqë nivele të larta të rritjes së çmimeve, me gjithë rritjen e inflacionit dhe shfaqjen e sinjaleve të para të ngadalësimit të kredisë bankare.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë së për muajin nëntor të vitit 2022 kredia e re për blerjen e pasurive të paluajtshme pësoi një rënie me 12.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Shkalla e rënies u thellua më tej nga niveli 8.6% i muajit tetor. Këto të dhëna tregojnë se veçanërisht rritja e normave të interesit po reflektohet në një frenim të huasë për blerje të pasurive të paluajtshme nga familjet shqiptare.

Normat e rritura të interesit e bëjnë më pak të përballueshme dhe tërheqëse kredinë, duke ndikuar negativisht kërkesën.

Por, nga ana tjetër, rritja e normave të interesit rrit edhe pragun e nevojshëm të të ardhurave për t’u kualifikuar si huamarrës nga banka, duke ndikuar edhe në rënien e ofertës.

Vrojtimi i aktivitetit kreditues në tremujorin III 2022 tregoi se kushtet e termat e kreditimit në kreditë e reja akorduar individëve janë shtrënguar për herë të parë mbas dy viteve.

Bankat ngushtuan korridorin e tolerancës ndaj rrezikut në kreditimin e individëve në tremujorin e tretë, nën dritën e pasigurive të shtuara dhe kushteve makroekonomike e financiare.

Miratimi i kredive të reja për individët në këtë tremujor u bazua në praktika më të kujdesshme vlerësimi nga ana e bankave, të cilat u reflektuan në standarde, kushte e terma të shtrënguar kreditimi.

Në një mjedis me norma të rritura interesi, është logjike të mendohet se çmimet në tregun e pasurive të paluajtshme do të pësojnë një frenim nga normat marramendëse të rritjes që janë regjistruar sidomos në dy vitet e fundit.

Por, vrojtimi i fundit i Bankës së Shqipërisë për treguesit e ndjesisë ekonomike tregoi se bizneset e sektorit të ndërtimit vazhdojnë të shfaqin pritshmëri për rritje të çmimeve.

Balanca e përgjigjeve (diferenca midis përqindjes së përgjigjeve pozitive dhe përqindjes së përgjigjeve negative) lidhur me pritjet e çmimeve ishte pozitive me 32.3 pikë përqindje për muajin dhjetor 2022.

Megjithatë, ky nivel ishte më i ulëti që prej muajit maj 2022, duke treguar se pritshmëritë për rritje të çmimeve po ulen disi edhe mes bizneseve të sektorit të ndërtimit. / Revista Monitor

Të Lidhura

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

nga 27
12:20 | 12/06/2026
0

Në ditëlindjen e 35-të të Partisë Socialiste, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zgjedhur të pozicionohet qartë në anën e...

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

nga 27
12:04 | 12/06/2026
0

Kampionati Botëror 2026 sjell një përballje të veçantë në Grupin B, ku Kanadaja do të përballet me Bosnjë Hercegovinën në...

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

nga 27
11:58 | 12/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 128 mln euro nga shitja e pronave në Zvërnec në llogari të biznesmenit Artur Shehu. Me...

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

nga 27
11:46 | 12/06/2026
0

Në kuadër të megaoperacionit të SPAK ku janë lëshuar 20 masa arresti kundër pastrimit të parave dhe trafikut të drogës,...

Para
Reshjet bllokojnë pusetat në Lezhë, ujërat e zeza dalin në rrugë

Reshjet bllokojnë pusetat në Lezhë, ujërat e zeza dalin në rrugë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –

12:20 | 12/06/2026
Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

12:04 | 12/06/2026
SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –

11:58 | 12/06/2026
SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –

11:46 | 12/06/2026
Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven” –

Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven” –

11:18 | 12/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –
  • Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –
  • SPAK i sekuestroi sot 128 mln euro nga shitja e tokës në Zvërnec, çfarë thoshte Artur Shehu më parë –
  • SPAK i sekuestron 138 mln euro “Albanian Land Development” të Redi Strugës –
  • Operacioni i SPAK/ Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven” –
  • I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria foli! Duhet zhbërë ky sistem –
  • Ndeshja e tretë e Botërorit, Bosnjë Hercegovina sfidon Kanadanë organizatore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com