Inter dhe Manchester City do të ndeshen të shtunën në orën 21:00 në Stamboll në finalen e shumëpritur të UEFA Champions League. Interesimi është gjigand për këtë takim, pasi do të jenë përballë dy skuadra aspak të barabarta me Manchester City që këtë sezon është një superfuqi dhe synon trofeun e tretë, ndërsa zikaltrit shihen si “super-underdog”.
Në “Ataturk Stadium” pritet të ketë afro 80.000 spektatorë për këtë ndeshje të një rëndësie shumë të madhe (e para që pas finales së vitit 2005).
Edhe pse ka më shumë se 2 muaj që UEFA i ka shitur të gjitha biletat ato mund të gjenden ende në faqe të njohura për rishitjen e tyre. Çmimi fillestar i tyre ka qenë nga 70 deri në 700 Euro për vendet më pranë fushës. Një ditë para ndeshjes, bileta më e lirë ka kaluar 800 Euro, ndërsa më e shtrenjta afro 9.000 Eurot.
Ka kohë që “Citizens” kanë fiksim fitimin e trofeut të Champions League dhe duket se kësaj here, skuadra e Guardiolas do ta ketë të lehtë për të bërë të vetin trofeun që i mungon. Trajneri e ka fituar më parë trofeun, si trajner, në vitet 2009 dhe 2011 (me Barcelonën), dhe kërkon të bëhet vetëm tekniku i gjashtë që e fiton atë me dy klube. Megjithatë, nuk është e garantuar që trofeu të udhëtojë drejt Anglisë duke parë që zikaltrit mund të shkaktojnë befasinë e madhe.