Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një fluturimi nga Tel Avivi në ishullin grek Kos. Një turist 39-vjeçar nga Izraeli ndezi një cigare në tualetin e avionit dhe si pasojë u aktivizuan sensorët e tymit të avionit dhe ekuipazhi u alarmua.
Ndërkohë, 39-vjeçari u arrestua për prishje të qetësisë dhe shkelje të urdhrave të drejtuesit të stafit. Ky i fundit ka urdhëruar që t’i bëhet një kontroll gjatë fluturimit, pasagjerit, teksa ai është inatosur dhe ka nisur të sulmojë verbalisht stafin.
Drejtuesi informoi menjëherë Kullën e Kontrollit të Kos për incidentin dhe nga ana e tij zyrtarët e aeroportit informuan policinë.
Kështu, sapo avioni u ul mesditën e së hënës në aeroportin e Kosit, dy policë kanë hyrë në të dhe kanë vënë menjëherë në pranga 39-vjeçarin, i cili tashmë do të thirret për të dhënë shpjegime në gjykatë.