Cilat janë tre gratë protagoniste të sulmeve në Bruksel

Duhet të lëçisni

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Fotoja simbol e sulmeve terroriste në Belgjikë

Ka bërë tashmë xhiron e botës fotoja e dy grave të ulura në një stol në aeroportin e Zaventemit, pak minuta pas akteve terroriste. Njëra është e plagosur dhe e zhveshur për shkak të fuqisë së bombës që i ka grisur rrobat, tjetra duke telefonuar me duart e lara me gjak.

Cilat janë këto gra?

Zonja në të djathtë është stjuardesë e kompanisë “Air Indonesienne”. Ndërsa zonja në të majtë quhet Stefanie De Loof. Mediat belge e kanë gjetur të mbijetuarën dhe kanë sjellë rrëfimin e saj tronditës.

“Isha kthyer nga Haiti, ku punoj për “Mjekët pa kufi” dhe ku jetoj me burrin tim. Pasi kisha vendosur valixhet në pikën e kontrollit, po hezitoja që të shkoja të pija një kafe në Starbucks. Ky hezitim ishte fati im”, tregon e mbijetura e sulmit terrorist ne Aeroportin e Zaventemit.

“Pas shpërthimit të parë, mora pozicion si një fetus mbi stolin ku isha, kisha vendosur çantat përpara vetës. Ato më shpëtuan jetën. Shpërthimi i dytë ndodhi vetëm 10 metra larg meje. U preva nga një copë xhami që fillimisht e mendova si një plumb të mundshëm.”

2

Më tej Stefanie De Loof vijon rrëfimin e saj duke kujtuar se pas shpërthimit ishte kaos total dhe se ajo i thoshte vetes se duhej të vazhdonte të rrinte aty, pasi terroristët mund të fillonin të gjuanin me kallashnikov. Kur kam parë që po vinin forcat e sigurisë kam lidhur plagën dhe kam telefonuar menjëherë nënën time, sepse nuk doja që ajo ta merrte vesh lajmin nga mediat dhe të tmerrohej për fatin tim. Më pas i kam dhënë ndihmën e parë gruas që kisha në krahë si dhe disa personave që kishin mbetur nën xhama. Kam parë shumë persona që ishin goditur nga xhamat dhe gozhdët në fytyrë dhe në trup. Kam parë një trup pa jetë, këmbë dhe gjunjë të prerë, sy të nxjerrë dhe njerëz të djegur. Ishte një tmerr pa fund”, tregon De Loof.

Gruaja me të verdha

1

 

Ajo quhet Nidhi Chahekar dhe në momentin e shpërthimeve po priste në aeroportin e Zaventemit që të imbarkohej në avionin e kompanisë, për të cilën punonte. E plagosur, e shokuar, me vështrimin në askund, e mbuluar nga pluhuri, portreti i saj u bë kopertinë e shumë gazetave në mbarë botën. Në gjendje shoku të dukshëm, kjo grua ka humbur një këpucë, xhaketa dhe këmisha e saj janë copëtuar nga shpërthimi. Në këtë foto, sytë dhe portreti i saj shprehin pamundësinë për të besuar për çfarë kishte ndodhur. Me këtë foto Nidhi Chaphekar u bë portreti i horrorit të atentateve që i morën jetën 31 personave. 40 vjeçarja mësohet se është nënë e dy fëmijëve dhe atë mëngjes kishte arritur më herët në aeroport dhe po priste kolegët e saj para se të niseshin në një udhëtim drejt SHBA-ve. Ajo ishte shumë pranë zonës ku kamikazi i parë u hodh në erë. Autoritetet mjeksore kanë bërë me dije se gruaja në fjalë ka shpëtuar për mrekulli dhe do të lërë spitalin.

Pas objektivit

Fotoja e bërë emblemë e atentateve ne Zavatem është bërë po nga një tjetër grua, nga një fotografe gjeorgjiane. 36 vjeçarja Ketevan Kardava, autorja e fotos ka treguar për mediat se fillimisht e ka postuar foton në rrjetin social, facebook dhe më pas i është kërkuar nga shumë agjenci si Reuters, AFP, apo media si “New York Times” apo “The Guardian”. Ajo gjendej në aeroportin e Zaventemit, pasi duhej të fluturonte për në Gjenevë. Shpërthimi i parë ka qenë shumë pranë saj, por ajo ka rrëfyer për “Usa Today” se pas shpërthimit ishte nën shok dhe se aparatin e ka nxjerrë instiktivisht. Fotoja e parë do të mbetet në histori. Ajo ka shpjeguar për mediat se është përpjekur t’i shkonte në ndihmë dy grave para se t’i fotografonte, duke thirrur “Doktor, ndihmë!”, por sipas saj ishte e kotë. “Njerëzit që fotografova nuk ishin të zotë që të vraponin dhe unë nuk isha në gjendje që t’i ndihmoja. Ishte shumë, shumë e vështirë për mua që duhej t’i lija aty, por pritej dhe një shpërthim i tretë i mundshëm, sqaron fotografja gjeorgjiane Kardava, e cila është ende e shokuar. “Doja të shpëtoja, por doja edhe të bëja fotografi, duke qenë gazetare ishte detyra ime t’i bëja ato foto dhe t’i tregoja botës se çfarë ndodhi”, përfundon Kardava.

 

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Ndërpriten kontratat e spitaleve me mjekët specializantë, reagon operatori

Operatori i Shërbimeve te Kujdesit Shëndetësor ka reaguar në lidhje me lajmet për ndërprerje të kontratave të specializanteve. Në një njoftim për shtyp, ai sqaron...

Sekuestrohen 300 kilogramë kokainë e fshehur në një kamion në Portin e Durrësit

Policia e Shtetit ka sekuestruar 300 kilogramë kokainë të fshehur në një kamion në Portin e Durrësit. Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije...

Rikonstruksioni i kabinave elektrike/ OSHEE: Në këto zona të Tiranës nuk do të ketë energji elektrike

Operatori për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (OSHEE) ka dhënë njoftimin për ndërprerjen e energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme në disa zona të Tiranës....

Përplasje në Jeruzalem, 9 të plagosur dhe dhjetëra të arrestuar

Dhjetë palestinezë u arrestuan sot pas përplasjeve me policinë izraelite në Sheshin Temen në Jeruzalemin Lindor, gjatë të cilave nëntë njerëz u plagosën. Rreth 1000...

Kurti në Vjenë: Kosova dhe Serbia të bëjnë deklaratë të paqes me zotim për mos-sulmim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka qenë pjesë e Samitit të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, i cili është mbajtur në...