Burime të shtypit rozë njoftuan se producentja dhe regjisorja Vera Grabocka ka pësuar një aksident. Sipas blitz.al regjisorja ka thyer këmbën dhe nga informacionet e marra e ka të vendosur në allçi.
Mirëpo revista “Class” shkruan që regjisorja e njohur ka pësuar një incident të vogël në kavilje, gjatë stërvitjes së saj që i shërben për të mbajtur trupin në formë.
Madje, revista ngulmon që gjendja nuk ka ndikuar aspak tek Vera, sepse ajo ka vazhduar punën normalisht.
Mbrëmjen e djeshme, ashtu si çdo herë tjetër regjisorja ka qenë në krye të detyrës për drejtimin e spektaklit “Dance With Me”.