Futbollisti i kombëtares Sokol Cikalleshi bëhet për herë të parë baba. Me anë të një postimi në profilin e tij të “Instagramit”, Cikalleshi bëri të ditur ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë, vajzës Rajna.
“Zyrtarisht Baba! Falënderoj Zotin që më bëri të përjetoj sot parajsën e kësaj bote ! RAJNA”, shkruan Cikalleshi në Instagram duke postuar edhe një foto me vogëlushen.
Cikalleshi ishte pjesë e grumbullimit të Kombëtares në dy ndeshjet e fundit, ndaj Spanjës dhe Italisë, ku u shpreh se së shpejti do të bëhej baba dhe se do të kishte edhe një dedikim nëse do të shënonte, por fatkeqësisht u largua nga grumbullimi me kombëtaren për shkak të një dëmtimi.