Rrok Tata, 60 vjeç dhe Prenda Tata, 56 vjeç kanë qëndruar dy ditë të asfiksuar në banesën e tyre në Vlorë.
Çifti i të moshuarve u gjet i vdekur vetëm sot, ndërsa dyshohet që ngjarja e rëndë të ketë ndodhur gjatë kohës që ishin në gjumë.
Policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërkohë që komshinjtë thonë se çifti i të moshuarve kishte dy ditë që nuk dilnin nga shtëpia.