Një tregtar rrobash në Peqin është grabitur dhe dhunuar mesditën e sotme.
Mësohet se një çift bashkëshortësh kanë tentuar të lidhin tregtarin Skënder Beqiri, ndërsa tregtari është përplasur me grabitësit.
Më pas ata e kanë qëlluar në trup dhe e kanë kërcënuar me jetë.
Me pas çifti i bashkëshortëve është larguar me një sasi parash dhe sendesh me vlerë, shuma e të cilëve ende nuk bëhet me dije.
75-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe fatkeqësisht raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.