Sezoni 2018-2019 në “Uefa Champions League” përveçse ndryshimeve të formulës, ku katër nga kampionatet më të forta në Europë do dërgojnë direkt në fazën e grupeve katër ekipet e tyre më të mira, do ketë ndryshime dhe në orarin e fillimit të ndeshjeve.
Periudha 2018-2021 e Champions-it do të ketë dy “zona” të dallueshme për fillimin e ndeshjeve të kupës në fjalë, më e rëndësishmja për klubet europiane; në orën 19:06 dhe 21:00.
Kjo bëhet për të lejuar tifozët që t’i ndjekin ndeshjet e së njëjtës mbrëmje. Kuptohet, ndeshjet më të rëndësishme do të jenë në mbrëmje, në orën 21:00.
Në këtë mënyrë, UEFA planifikon të rrisë audiencën e saj, veçanërisht në tokën aziatike dhe amerikane. Me orën e Pekinit (Kinë), për shembull, ndeshjet e Champions-it i bie të luhen në orën 19:00, kohë shumë më e pranueshme për miliona tifozë të futbollit të Europës.
Për sezonin e ardhshëm, 2017-2018, do të mbetet e pandryshuar formula aktuale.