Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin (VIDEO) – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë u premtoi Rama kuksianëve kur kandidoi Safet Gjicin (VIDEO) –

15:41 | 17/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Edhe kuksianëve, ashtu si shumicës së shqiptarëve, socialistët nuk i premtuan shumë në fushatën “tallava” për 14 Majin. Por në sfondin e skandalit seksual, që u konsumua në zyrën e kryetarit të Bashkisë, ia vlen t’i dëgjosh edhe një herë se si e prezantuan Safet Gjicin për ta futur në atë zyrë.

Për shembull në takimin me qytetarë të mbledhur jo vetëm nga Kukësi, por edhe nga Tropoja dhe Hasi, kur fliste për kandidatin Rama u kërkoi të mos votonin për partinë, por për njeriun që bënte punën. Majde për t’i ngacmuar pak, u përmendte gjinekologun, grave që ishin në takim.

“Nuk shkon te gjinekologu për zemrën. Kështu më rezulton mua. Dini gjë ju që shkojnë te gjinekologu këta për zemrën? Kur do të marrësh hidraulikun se të është prish çezma, nuk e pyet “Ore me kë je ti”, por i thu “Hajde vlla më rregullo çezmën”. Pse kryetari i Bashkisë qenka ndryshe? Pse duhet zgjedhur me parti kryetari i Bashkisë?” shprehej Rama.

Safet Gjicin, kryeministri e quante një “KALË” në takimet e fushatës. Kafshën e gjorë, Rama e përmendte në çdo takim, për ta bërë më të qartë se kandidati ishte njeri i punës dhe jo i fjalëve, bash si një kalë.

“Juve (kuksianëve) ju duhet një kalë karroce. Kalë më të mirë se Safeti ju nuk gjeni. Këtë po jua thotë kryekali” shprehej Rama në fushatë.

Kështu siç fliste kryeministri, kur shikonin Safet Gjicin me siguri në mendjen e votuesve ai ngjante si një kafshë punëtore, e palodhur dhe e përulur. Nuk mund të kish asgjë të përbashkët ky imazh, me njeriun që u shfaq në video para gjithë shqiptarëve duke u shtrënguar dhe njollosur tryezën e punës shtetërore.

“Rrugët e njësive dhe fshatrave që janë bërë në këto 4 vjet nga safeti me mbështetjen tonë nuk janë bërë në të gjitha vitet të marra bashkë. Kjo është e vërteta” u thoshte Rama kuksianëve, duke ngritur lart punët e Safet Gjicit në fushatë për t’i bindur t’i jepnin votën.

Edhe vetë Gjici, i koordinuar me kryeministrin, ngulmonte në të njëjtën pikë, te puna.

“Shumëkush thotë si ka mundësi të vijnë këto investime në Kukës? Si është lidh ky me Edi Ramën? Jam lidh vetëm për një gjë. Edi Rama po e pa që punon, të jep investime. Vetëm te puna. Puna! Puna! Puna!” thoshte kandidati në anën tjetër.

Ndërsa flitej kaq shumë për punën, nën tingujt e tallavasë dhe të valleve të zonës, me një administratë shtetërore të angazhuar për fitore, kuksianët i dhanë një mandat tjetër Safet Gjicit. Fitoren e arriti me 1500 vota diferencë me kandidatin kundërshtar.

Humbja e mandatit ka qenë traumatike.

Socialistët kanë 24 orë që heshtin. Hesht edhe kryeministri Edi Rama. Hesht edhe drejtuesi politik i qarkut, Pandeli Majko. Çështja është se skandali i Gjicit nuk mund të kalojë pa asnjë fjalë.

Ata duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kukësit. U premtuan një kalë pune në zyrat e shtetit, jo një hamshor të papërmbajtur mbi dokumentat shtetërorë./Lapsi.al

Read more

Konfiskimet e SPAK nuk janë as 5% e pasurive reale të grupit të AKSHI-t –

“Luftë” dhe spektakël! Nga derbi në ‘Air Albania’, te përplasja në Elbasan për kreun e Superiores –

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

Të Lidhura

Janë 3 grupe, bëhet fjalë për 2.5 ton kokainë –

Konfiskimet e SPAK nuk janë as 5% e pasurive reale të grupit të AKSHI-t –

nga 27
09:22 | 25/04/2026
0

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se pasuritë e konfiskuara nga Prokuroria e Posaçme për grupin e AKSHI-t, janë vetëm maja...

Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

“Luftë” dhe spektakël! Nga derbi në ‘Air Albania’, te përplasja në Elbasan për kreun e Superiores –

nga 27
09:00 | 25/04/2026
0

Java e 33-të në Abissnet Superiore do të çelë siparin mbrëmjen e sotme me derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe...

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

nga 27
08:52 | 25/04/2026
0

Një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga flakët. Ngjarja është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku...

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

nga 27
08:38 | 25/04/2026
0

Ekspertët e infrastrukturës rrugore kanë ngritur alarmin se punimet në Autostradën e Korridorit VIII po bëhen pa cilësi dhe me...

Para
125 ndeshje me fanellën kuqeblu, Vllaznia ndahet me 34-vjeçarin –

125 ndeshje me fanellën kuqeblu, Vllaznia ndahet me 34-vjeçarin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Janë 3 grupe, bëhet fjalë për 2.5 ton kokainë –

Konfiskimet e SPAK nuk janë as 5% e pasurive reale të grupit të AKSHI-t –

09:22 | 25/04/2026
Nga Tirana në Rrogozinë e Vlorë, 3 supersfidat që do të luhen sot –

“Luftë” dhe spektakël! Nga derbi në ‘Air Albania’, te përplasja në Elbasan për kreun e Superiores –

09:00 | 25/04/2026
Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –

08:52 | 25/04/2026
Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –

08:38 | 25/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:06 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Konfiskimet e SPAK nuk janë as 5% e pasurive reale të grupit të AKSHI-t –
  • “Luftë” dhe spektakël! Nga derbi në ‘Air Albania’, te përplasja në Elbasan për kreun e Superiores –
  • Shmanget tragjedia, përfshihet nga flakët banesa në Korçë –
  • Korridori VIII po prishet pa përfunduar, ekspertët ngrenë alarmin: Projekti duhet ndryshuar! –
  • Këmbimi valutor 25 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Gjuhë skandaloze dhe fyese ndaj shqiptarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Konfiskimet e SPAK nuk janë as 5% e pasurive reale të grupit të AKSHI-t –
  • “Luftë” dhe spektakël! Nga derbi në ‘Air Albania’, te përplasja në Elbasan për kreun e Superiores –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com