Të gjitha rrugët të çojnë në Romë, ku Jose Mourinho ka gjetur sërish rrugën e fitores në kryeqytetit italian. Trajneri portugez, lavdia e të cilit pushoi pas përfundimit të pakohshëm të kontratës me Manchester United dhe aventurës jo të mirë te Tottenham, është rikthyer në vijën e parë.
Sot ai fitoi Ligën e Konferencës, si trajneri i parë që e bën këtë gjë, pasi u zhvillua edicioni i saj i parë, duke e mposhtur Feyenoordin me Romën e tij 1-0.
‘The Special One’, i emocionuar pas pesë vitesh pa tituj, mbetet i pamposhtur në finalet evropiane. Ai ka luajtur pesë dhe ka fituar të pesë finalet, dhe atë me katër ekipe të ndryshme.
Dy me Porton (UEFA CUP 2003 dhe Liga e Kampionëve 2004), një me Interin (2010 Liga e Kampionëve), një tjetër me Man United (2017 Ligën e Evropës) dhe tani ky i fundit me Romën . Në Tiranë ai arriti një ‘treshe’ trofesh unike evropiane.
Asnjë trajner nuk i ka fituar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës. Vetëm ai. Ai tashmë është një legjendë në Romë dhe nuk mendon të largohet nga klubi me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024. Roma, pasi humbi Kupën e Evropës në 1984 dhe UEFA-n në 1991, më në fund fitoi një trofe kontinental.
Portugezi ka 26 tituj në rezymenë e tij. Gjashtë me Porton, tetë me Chelsean, pesë me Interin, tre me Real Madridin, tre me Manchester United dhe një me Romën, ku i mungon vetëm Superkupa e Europës. Edhe një sfidë tjetër për ta fituar. /Telegrafi
LA CONFERENCE LEAGUE FUE PARA LA ROMA ⚽🔥🇮🇹🏆
🔸Con gol solitario de Zaniolo, la #Roma 🇮🇹 se alzó con la primera edición de la #ConferenceLeague 🏆 al vencer 1️⃣-0️⃣ al #Feyenoord 🇳🇱 este miércoles en Tirana 🏟️, Albania 🇦🇱#UECLfinal #UECL pic.twitter.com/xfjuqmlumC
— Cadena Rasa Deportes (@RasaDeportes) May 25, 2022
Jose Mourinho is the first-ever manager to win the Champions League, Europa League and Europa Conference League 👏 pic.twitter.com/juXysfFVlP
— GOAL (@goal) May 25, 2022
Jose Mourinho has found his home. pic.twitter.com/b1HzFzRZhI
— Lupo TV (@LupoTV_) May 25, 2022