Çfarë do ndodhë mes PS dhe LSI? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë do ndodhë mes PS dhe LSI?

20:00 | 29/01/2017
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Janë në një qeveri, por nuk qeverisin bashkë. Kanë një program po duket se janë në pozicione të kundërta për produktin e tij. Histori e njohur kjo e konfliktit të brendshëm PS – LSI, por që duket se këtë fundjavë ka shkuar përtej pritshmërisë. Dhe vijimi duket shumë i vështirë.

A mund të qeverisin bashkë dy forca, kur ministrat e të njëjtit kabinet akuzojnë njëri – tjetrin në Tv?!

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

A mund të qeverisin bashkë dy forca, kur ministrat e njërës duket qartë që as e kanë në llogari dhe as i binden Kreut të qeverisë, me bindjen absolute që ai s’ka asnjë mundësi t’i ndëshkojë?

A mund të qeverisin bashkë dy forca që për problemet imediate të  vendit kanë vizione krejt të kundërta: njëra i bie alarmit të kanabisit dhe kriminalitetit ndërsa tjetra ka vetëm një përgjigje dhe një argument, reforma në drejtësi.

A mund të qeverisin bashkë dy forca që më shumë shihen në Tv duke akuzuar njëra tjetrën për dështim.

Nuk ka asgjë të papritur. Lexohej lehtë që kjo histori do të shkonte kështu që në 1 Prill 2013. Tani, situata bëhet edhe më e vështirë sepse të dy forcat politike duhet të marrin një vendim. Do vijojnë martesën e tyre plot sherre dhe zhurmë, ose do shkojnë të jetojnë më vetë, duke ndërtuar të ardhmen secila me votat e saj.

Po ç’do ndodhë mes PS dhe LSI? Ka 3 skenarë që mund të vihen në lëvizje javën e ardhshme, duke përjashtuar një të katërt, që situata të vijojë si këtë javë.

I pari, është që Rama të vendosë të bëhet Kryeministër dhe të shkarkojë një apo dy ministra të LSI që kanë sulmuar hapur qeverisjen qëndrore dhe lokale. Për të vendosur në vend autoritetin e tij ai duhet ta bëjë këtë pa konsensusin e Metës dhe kjo mund të provokojë largimin e LSI nga qeveria.

I dyti është që Meta të bindet, siç thonë edhe ministrat e tij, që qeverisja me PS është një dështim. Që LSI po merr kosto nga korrupsioni dhe arroganca e qeverisjes dhe të vendosë të largohet vetë prej saj. Ai mund ta bëjë këtë duke u larguar menjëherë, ose të distancohet duke deklaruar që në zgjedhje do të garojë më vete, jo në koalicion me PS e padyshim jo me PD.

I treti, më neveritësi politikisht është që Rama dhe Meta të ulen sërish. Të bien dakort për të prerë ndonjë kokë ministri “rebel” të LSI apo ndonjë tjetri të PS dhe të vendosin të shkojnë më tej. Do ta shtyjnë ca kohë, sa të dalë konflikti i rradhës dhe ta kuptojnë që dallimi mes tyre nuk është rastësor, por konceptual.

Në të gjitha versionet, dalja e LSI më vete do të ishte një akt me interes të madh publik. Pak rëndësi ka se si do të ndikonte ajo në votat e vetë LSI.

Dalja e Metës në një koalicion më vete, do ta rihapte betejën elektorale. Do ta bënte atë më të fortë, më konkuruese, dhe padyshim më legjitime.

Dalja e Metës në një koalicion më vete do ishte më motivuese për votuesit e opozitës që do përfshiheshin në një betejë më të fortë.

Dalja e Metës në një koalicion më vetë do t’i jepte fund pingpongut të përgjegjësisë dhe të akuzës se njëra forcë apo tjetra qeverisin me vota të dhuruara. PS do kishte të vetat, LSI të vetat dhe PD të vetat. Skena politike me këto 3 grupime do ishte më legjitime dhe pak rëndësi ka se si do kryqëzoheshin votat. Ç’do forcë në qeveri apo opozitë do ishte me votat e saj dhe kjo do ju jepte më shumë fuqi.

Por nëse për koalicionin ka ende kohë, një gjë duket e sigurtë, java që vjen nuk mund të mbyllet me të njëjtin kompozim politik që është aktualisht dhe as me këta emra në qeverisje. Se kush do veprojë i pari mbetet për t’u parë. Nëse nuk veprojnë, atëherë jemi peng i papërgjegjshmërisë dhe një politike që tallet me të gjithë ne…

/opinon.al/

Etiketa: blendi fevziuPS-LSI

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Receta si të përgatisni një tavë dheu

Receta si të përgatisni një tavë dheu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com