Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj alias Lali Eri mbetet më shumë në ajër se sa në zyrë, duke fluturuar drejt destinacioneve shpesh herë ekzotike, por edhe misterioze. E ka nisur me udhëtime që në fund të muajit dhjetor 2023, kur kryetari mori pushimet dimërore dhe tashmë duket se nuk është kthyer akoma, por vazhdon fluturon nëpër botë. Më shumë ndodhet jashtë gjatë javës se sa ne zyrën e tij.
Tani po iu tregojmë fluturimin e fundit që ka planifikuar Veliaj. Ditën e djeshme, datë 29.01.2024, Bashkia Tiranë ka hapur garën për tenderin me objekt “Blerje 1 (një) biletë udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë- Panama -Tiranë”. Gjithashtu, ditën e djeshme pasdite është mbajtur procedura për tenderin, megjithëse deri më tani akoma nuk është bërë publik fituesi.
Por në dokument thuhet se, Veliaj do të niset për në Amerikën Latine në mëngjes herët të datës 4 shkurt 2024 nga Aeroporti i Tiranës.
Sigurisht përmes këtij tenderi Veliaj ka siguruar që t’i paguhen edhe bagazhet, pasi do të qëndrojë në Panama deri më datë 7 shkurt, ndërsa kthimi do të bëhet më datë 7 shkurt në orën 21.20.
Panamaja e famshme si vend për të fshehur paratë
Epo vend i bukur për korrupsion Panamaja! Menjëherë na vjen në mendje skandali i viteve të fundit “Panama Papers”.
Në vitin 2016 ndodhi një rrjedhje e paprecedentë e 11.5 milionë dosjeve nga baza e të dhënave e firmës së katërt më të madhe ligjore në botë, Mossack Fonseca. Të dhënat u morën nga një burim anonim nga gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung, e cila i ndau ato me Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ (ICIJ). ICIJ më pas i ndau ato me një rrjet të madh partnerësh ndërkombëtarë, duke përfshirë Guardian dhe BBC.
Një gjurmë prej 2 miliardë dollarësh të çonte deri te Vladimir Putin. Miku më i mirë i presidentit rus – një violonçelist i quajtur Sergei Roldugin – ishte në qendër të një skeme në të cilën paratë nga bankat shtetërore ruse fshiheshin në bankat offshore.
Një pjesë e tyre përfundonte në një resort skish ku në vitin 2013 u martua vajza e Putinit, Katerina.
Ndër udhëheqësit me pasuri në offshore ishin Nawaz Sharif, kryeministri i Pakistanit; Ayad Allawi, ish-kryeministër i përkohshëm dhe ish-zëvendëspresident i Irakut; Petro Poroshenko, president i Ukrainës; Alaa Mubarak, djali i ish-presidentit të Egjiptit; kryeministri i Islandës, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson etj..
Një fond investimesh në offshore, i drejtuar nga babai i kryeministrit britanik, David Cameron, shmangu detyrimin për të paguar taksat në Britani duke punësuar një ushtri të vogël banorësh të Bahamas për të nënshkruar dokumentet e tij.
Mossack Fonseca ishte një firmë ligjore me bazë në Panama, shërbimet e së cilës përfshinin përfshirjen e kompanive në juridiksione në det offshore si Ishujt e Virgjër Britanikë. Ajo administronte firmat në offshore për një tarifë vjetore. Shërbime të tjera përfshinin menaxhimin e pasurisë.
Dokumentet tregonin një mori mënyrash me të cilat të pasurit mund të shfrytëzonin regjimet e fshehta të taksave në offshore.
Dymbëdhjetë udhëheqës ishin në mesin e 143 politikanëve, familjet e tyre dhe bashkëpunëtorët e ngushtë nga e gjithë bota që dihet se kanë përdorur parajsat fiskale në offshore.
Në fund të viteve 1970 deri në vitet 1980, qyteti i Panamasë u bë një qendër bankare ndërkombëtare, duke sjellë shumë vëmendje të padëshirueshme si një vend ndërkombëtar për pastrimin e parave. Në vitin 1989, pas gati një viti tensioni midis Shteteve të Bashkuara dhe Panamasë, Presidenti George H. W. Bush urdhëroi pushtimin e Panamasë për të rrëzuar gjeneralin Manuel Noriega, diktatorin de facto të vendit.
Qyteti i Panamasë është ende një qendër e madhe ndërkombëtare bankare, edhe pse me kontrolle shumë të dukshme në fluksin e parave
Ndërkohë në Shqipëri deri vitin e kaluar është lejuar të regjistroheshin kompanitë offshore pa qenë të detyruara të deklaronin aksionerët. Shumë prej këtyre kompanive, pas shumë shtyrjesh të afatit nga QKB, i kanë ndërruar së fundmi aksionerët duke paraqitur shtetas apo kompani holandeze dhe qipriote. Disa firma të tjera, që janë edhe përfituese koncesionesh, vazhdojnë akoma të mos deklarojnë aksionerët që i kanë të regjistruar në offshore, megjithëse rrezikojnë të paguajnë gjoba.
Veliaj udhëton në të gjithë botën
Nuk duam ta paragjykojmë vizitën e Lali Erit në Panama, sepse tashmë dihet hobi i tij për udhëtimet. Pra, nuk është e thënë që kryebashkiaku të ketë shkuar aty vetëm për të transferuar para të paligjshme. Lali Eri mund të fluturojë atje thjesht për të shijuar kuzhinën panameze, për të shëtitur dhe për të bërë ca foto.
Në fakt, në qendër të udhëtimeve të Lali Erit mbetet Brukseli. Në datë 24 Janar 2024, Lali Eri ka bërë një udhëtim çift në Bruksel. Përmes një tenderi në zhvilluar më datë 23 janar, Bashkia Tiranë bleu dy bileta për kryetarin, por në asnjë moment nuk ka treguar çmimin e tyre dhe arsyet e këtij udhëtimi.
Veliaj përdor si justifikim argumentin ‘udhëtim pune’ dhe ne do ta besonim po të na tregonte një marrëveshje apo takimin zyrtar të pritjes së tij në bashkinë e Brukselit ose në Komisionin Evropian. Në fund të fundit, dy bileta mund të blihen edhe pa u zhvilluar një tender, se çfarë janë për rrogën e Lali Erit dy bileta për në Bruksel! Por ai e ka hobi edhe të shpenzojë paratë e taksapaguesve.
Një përafrim i thjeshtë mund të bëhet po të marrim parasysh e për një udhëtim në Gjermani në të njëjtën periudhë, Lali Eri ka shpenzuar 70 mijë lekë të reja, ose 700 mijë lekë të vjetra, për të blerë biletat.
Udhëtimi është siguruar përmes tenderit me objekt “Blerje 1 (një) biletë udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë- Bonn -Tiranë”. Ky tender i është dhënë shpejt e shpejt firmës ‘VIVA O’, në pronësi të Ermal Osmënajt.
Sikur shohim në këtë tender nuk ka patur fare garë, shpenzimet janë bërë aq sa ka kërkuar agjencia në ofertën e saj.
Lali Eri ka blerë edhe bileta të tjera në këtë periudhë, por na tërhoqi vëmendjen udhëtimi drejt Panamasë, kur kryebashkiaku është në listën e njerëzve që po hetohen nga SPAK për skandalin e inceneratorëve. Shpresojmë që ky informacion t’i shërbejë SPAK-ut që të marrë si masë sigurimi ndaj Lali Erit heqjen e pasaportës. Larg qoftë, ndonjë ditë do të mësojmë që Lali Eri nuk u kthye në atdhe, njësoj ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj!
©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.