Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në mars të vitit 2007 dha vendimet për të akuzuarit si pjesë e grupit kriminal të quajtur “Banda e Tritolit”.
Gjykata vendosi burgim të përjetshëm për Andon Mëhillajn dhe 30 vjet burg për Julian Sinanajn, i cili përfitoi nga statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Gjykata po ashtu dënoi me 10 vite burg Genis Mëhillajn, i arrestuar pak ditë më parë dhe me 8 vite burg Albnin Mexhajn.
Po ashtu, me 5 vite burg u dënua Ilir Karçini dhe me 8 vite burg u dënua Marjon Mitro.