Çështja për vulën, ja kur Gjykata e Lartë do të japë vendimin për PD – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çështja për vulën, ja kur Gjykata e Lartë do të japë vendimin për PD –

20:40 | 13/10/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjykata e Lartë pritet të vihet në lëvizje për të zgjidhur konfliktin ligjor të drejtimit të Partisë Demokratike.

A2 CNN iu drejtua hallkës më të lartë të gjyqësorit për të mësuar më shumë rreth rekursit të bërë më 24 maj nga Rithemelimi, i cili kërkon të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, ku vula i mbeti Sali Berishës.

“Kjo çështje, për shkak të objektit që ka, “Rekurs(Prishje Rigjykim)” hyn te çështjet për të cilat gjykata investohet me procedurë të përshpejtuar. Për këtë arsye, por edhe për shkak të natyrës sensitive që ajo mbart, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë ju bën me dije se ajo do të shqyrtohet shumë shpejt, në Dhomë Këshillimi”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Lartë për A2CNN.

Berisha, që drejton Rithemelimin, ankohet prej muajsh se çështja vonohet enkas nga Gjykata Kushtetuese, me urdhër politik të Kryeministrit Rama, me qëllim që përçarja mes demokratëve të vijojë sa më gjatë, duke i dëmtuar ata përballë elektoratit.

Palët shkuan në Gjykatën e Lartë, pasi Apeli ktheu përsëri çështjen në shkallë të parë, ku Berisha kishte arritur të regjistronte vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, përmes të cilave rimerrte kontrollin e Partisë Demokratike, duke larguar Lulzim Bashën dhe lidershipin e tij.

Sipas Apelit, Gjykata e Shkallës së Parë duhej të kishte pranuar si palë në proces edhe grupin e Bashës, ndaj pa hyrë në themel të çështjes, kërkoi rigjykimin e saj.

Kundër këtij vendimi të Apelit, Rithemelimi i Berishës iu drejtua Gjykatës së Lartë, me bindjen se gjithsesi nuk do të gjejë zgjidhje.

Përveç përplasjeve ligjore, marrëdhënia ndërmjet demokratëve këto dy vitet e fundit ka njohur edhe përleshje fizike.

8 janari i vitit 2022 është simboli i kësaj përplasje ku njëra palë fortifikoi partinë duke e blinduar, ndërsa tjetra kërkonte të ngrinte flamurin e fitores duke e shpërthyer atë.

Berisha arriti të rimerrte selinë vetëm pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit të vitit 2022, ku Basha rezultoi forcë e tretë, duke u detyruar të japë dorëheqjen.

Read more

Pse hesht qeveria Rama për aktivistin shqiptar që është marrë peng nga Izraeli? –

Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025 –

Nis seanca për ‘Sterilizimin’, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit dhe ulet në krah të avokatit –

Shpërthim me eksploziv në një banesë të Lezhës, raportohet për dëme materiale –

Të Lidhura

nga 27
11:00 | 21/05/2026
0

Deputeti Redi Muçi kërkoi në Kuvend reagim nga qeveria shqiptare për rastin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, i cili sipas...

Po uzurpohet pushteti i KLGJ –

Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025 –

nga 27
10:26 | 21/05/2026
0

Raporti vjetor i Prokurorit të Përgjithshëm 2025 tregon se pjesa më e madhe e procedimeve për veprat penale kundër rendit...

Nis seanca për ‘Sterilizimin’, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit dhe ulet në krah të avokatit –

Nis seanca për ‘Sterilizimin’, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit dhe ulet në krah të avokatit –

nga 27
10:12 | 21/05/2026
0

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është nxjerrë nga kafazi i xhamit, nga ku zhvillohen seancat gjyqësore. Në seancën e...

Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori –

Shpërthim me eksploziv në një banesë të Lezhës, raportohet për dëme materiale –

nga 27
10:02 | 21/05/2026
0

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Rrilë, në Lezhë. Sipas njoftimit të policisë,...

Para
Nuk e njihte askush, publikohet foto e “Fantazmës së Mesdheut” –

Nuk e njihte askush, publikohet foto e “Fantazmës së Mesdheut” -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pse hesht qeveria Rama për aktivistin shqiptar që është marrë peng nga Izraeli? –

Pse hesht qeveria Rama për aktivistin shqiptar që është marrë peng nga Izraeli? –

11:00 | 21/05/2026
Po uzurpohet pushteti i KLGJ –

Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025 –

10:26 | 21/05/2026
Nis seanca për ‘Sterilizimin’, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit dhe ulet në krah të avokatit –

Nis seanca për ‘Sterilizimin’, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit dhe ulet në krah të avokatit –

10:12 | 21/05/2026
Plagosi me armë zjarri 22-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori –

Shpërthim me eksploziv në një banesë të Lezhës, raportohet për dëme materiale –

10:02 | 21/05/2026
Këshilli i Rregullores miraton në dakordësi të plotë rregulloren e re të Kuvendit –

09:54 | 21/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Pse hesht qeveria Rama për aktivistin shqiptar që është marrë peng nga Izraeli? –
  • Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025 –
  • Nis seanca për ‘Sterilizimin’, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nxirret nga kafazi i xhamit dhe ulet në krah të avokatit –
  • Shpërthim me eksploziv në një banesë të Lezhës, raportohet për dëme materiale –
  • Këshilli i Rregullores miraton në dakordësi të plotë rregulloren e re të Kuvendit –
  • Aksident tragjik në Shkodër, raportohet për një viktimë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pse hesht qeveria Rama për aktivistin shqiptar që është marrë peng nga Izraeli? –
  • Shqiptarët po marrin vetë hak, rastet e “vetëgjyqësisë” u rritën me 34% në vitin 2025 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com