“Maqedonia e Re”, si një nga pesë opsionet në tavolinë për zgjidhjen e çështjes së emrit, hidhet poshtë nga kryeministri Zoran Zaev, si i pa pranueshëm.
Zaev shprehu optimizëm për zgjidhjen e emrit, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese megjithatë nuk do të ishin garanci e mjaftueshme.
Kjo deklaratë e Zaevit ka hasur në reagim të opozitës greke. Lideri i partisë Potami, Stavros Theodorakis për mediat vendase ka theksuar rëndësinë për ndryshime kushtetuese duke thënë se rruga e Maqedonisë për në strukturat euro-atlantike kalon nga Athina.
“Nuk ekziston çështje për emër të përbërë. Zaevi, i cili në fillim tregoi seriozitet, duhet ta kuptojë atë se rruga për në NATO dhe BE nuk është lartë, por kalon përmes Athinës. Këtë duhet ta kuptojë. Irredentizmi duhet të hiqet nga Kushtetuta dhe librat”- u shpreh Stavros Theodorakis, Potami.
Edhe përskaj insistimit të opozitës greke që emri i ri të mos përmbajë termin “Maqedoni”, Qeveria greke megjithatë vazhdon t’i përmbahet qëndrimit fillestar, për një emër “Erga Omnes” që do të krijohet mbi bazën “Maqedonia”.