Bechetti paditi shtetin shqiptar për shkelje të Traktatit të Investimeve me Italinë
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (ICSID), i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Francesco Becchetti-t, pronarit të Agon Channel TV dhe të administratorit të këtij TV Mauro De Renzis.
Një trupë e Gjykatës së Arbitrazhit me anë të një vendimi të lëshuar në Uashington, ku dhe e ka qendrën, ka kërkuar që qeveria e Shqipërisë të pezullojë procedurat penale kundër Paditësve të kësaj cështjeje dhe që palët të arrijnë një marrëveshje për ruajtjen e aseteve të Paditesit, të sekuestruara nga shteti Shqiptar, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së arbitrazhit.
Pas konfliktit që pati me qeverinë shqiptare, Beketi i ishte drejtuar arbitrazhit të ICSID për shkeljet e Traktatit Dypalësh për Mbrojtjen e Investimeve Shqipëri-Itali (BIT). Po ashtu Beketi e kishte paditur shtetin shqiptar edhe më parë në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë ICC, për shkeljet e Marrëveshjes së Koncesionit për Hidrocentralin e Kalivaçit.