I pranishëm ceremoninë e dhënies së 150 shtëpive në Thumanë ishte edhe kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Ceremonia u moderua nga aktori i njohur Mirush Kabashi, i cili mbajti edhe fjalën përshëndetëse.
Por gjatë falënderimeve, Kabashi harroi emrin e kryetarit të bashkisë Krujë, duke i kërkuar edhe ndjesë. Ky i fundit u ngrit nga karrigia dhe i tregoi emrin e tij.
Mirush Kabashi: Kryetarit të bashkisë…turpi për të gjallët, por nuk ia kujtoj emrin
Kryebashkiaku: Artur Bushi
Mirush Kabashi: Turi, të kërkoj ndjesë. Nuk është e rëndësishme ta mbaj mend unë, e rëndësishme është ta mbajë mend emrin kryeministri, ai të mos e harrojë.