Sot është dita e fundit e Ilir Metës në Presidencë! Nga ora 19:30, Bajram Begaj merr zyrtarisht detyrën si kreu i shtetit shqiptar në 5 vitet e ardhshme. Por, mes të ftuarve në ceremoni mësohet të jetë dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Osmani shkon në Tiranë me ftesë të Presidencës shqiptare.
“Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ceremoni që do të mbahet në Presidencën e Shqipërisë, në të cilën presidenti aktual, Ilir Meta, do ta dorëzojë detyrën tek Presidenti i ri, z. Bajram Begaj”, njoftoi Presidenca.
Para dy ditësh, Osmani e priti me nderime të larta shtetërore në Prishtinë, presidentin në largim të Shqipërisë, Ilir Meta.
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...










