Celebrimet/ Në Tiranë martohen më pak, Lezha mban rekord – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Celebrimet/ Në Tiranë martohen më pak, Lezha mban rekord

07:56 | 06/01/2023
në Aktualitet
0

Read more

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

Shqiptarët rezultojnë se po martohen gjithnjë e më pak. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në vitin 2021 u lidhën gjithsej 19.7 mijë martesa në të gjithë vendin.

Ndonëse në raport me vitin pandemik, celebrimet janë rritur me 12.7%, – teksa në 2020-n numri i tyre ra ndjeshëm për shkak të kufizimeve -, martesat mbeten më të ulëta në raport me para pandeminë.

Sipas INSTAT, numri i lidhjeve me kurorë në 2021 ishte 12% më i ulët se në 2019-n dhe 15% më pak se në 2018-n. Me përjashtim të vitit të pandemisë, 2021-i është periudha me martesat më të ulëta pas viteve 90. (Shiko grafikun: Numri i martesave gjithsej, 1990-2021)

Ndryshimi i stilit të jetesës, ku karakteristikë është rritja e moshës së martesës (3-5 vjet më shumë se në fillim të viteve ’90), plakja graduale e popullsisë dhe emigracioni i lartë i të rinjve vlerësohen si faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë tendencë.

Sipas INSTAT, mosha mediane e popullsisë (mosha që ndan popullsinë në dy pjesë të barabarta) ishte 38.2 vjeç në fillim të vitit 2022, rritje e ndjeshme në krahasim me fillimin e viteve ’90, kur ky tregues ishte më pak se 30 vjeç.

Në vitin 2021, mosha mesatare në martesë për burrat ishte 31,2 vjet (3 vjet më shumë se në fillim të viteve 90), ndërsa mosha mesatare në martesë për gratë ishte 27,7 vjet (gati 5 vjet më shumë se në fillim të viteve 90). Shiko grafikun: Mosha mesatare e martesës sipas gjinisë

Në vitin 2021, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për burrat ishte ai i Gjirokastrës, me 33,6 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për burrat ishte Durrësi, me 30,5 vjet.

Në të njëjtin vit, qarku me moshën mesatare më të lartë në martesë për gratë ishte i Lezhës, me 28,9 vjet, ndërsa qarku me moshën mesatare më të ulët në martesë për gratë ishte i Durrësit, me 27,1 vjet.

Në Tiranë martohen më pak

Ndonëse Tirana është qyteti i vetëm së bashku me Durrësin, që ka rritje të popullsisë për shkak të migrimit të brendshëm, të rinjtë që banojnë në kryeqytet preferojnë të jetojnë vetëm.

Sipas INSTAT, në kryeqytet në 2021-n u shënuan 5.8 martesa për 1 mijë banorë, nga 7 që është koeficienti për të gjithë vitin.

Pas Tiranës, për numrin më të ulët të martesave renditen Vlora (6.1) Korça (6.2), Gjirokastra (6.7), që e kanë treguesin nën mesataren kombëtare.

Rekordin e martesave e mban Lezha (10.4) e ndjekur nga Berati dhe Dibra me nga 8.1./MONITOR

Të Lidhura

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

nga 27
20:26 | 30/04/2026
0

Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar vendosjen e një tarife prej 700 lekësh për përdorimin e plazheve publike, një vendim...

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

nga 27
19:42 | 30/04/2026
0

Një kallëzim penal i depozituar në SPAK hedh dritë mbi një skemë të dyshuar korrupsioni dhe konflikti interesi në Bashkinë...

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

nga 27
19:14 | 30/04/2026
0

Ministria e Arsimit, Mirela Kumbaro ka dalë nga zyrat e SPAK, pas 4 orësh që nga hyrja e saj në...

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

nga 27
18:36 | 30/04/2026
0

Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në programin e drekës në News24, ka komentuar zhvillimet më të fundit në garën për kreun...

Para
Biden: Putin do të marrë frymë

Biden: Putin do të marrë frymë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –

20:26 | 30/04/2026
Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

19:42 | 30/04/2026
Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –

19:14 | 30/04/2026
Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –

18:36 | 30/04/2026
Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK –

Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK –

18:28 | 30/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –
  • Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –
  • Mirela Kumbaro del pas 4 orësh nga SPAK: U pyeta për… –
  • Salianji duhej të lejohej, të mbrojmë statutin –
  • Hetimet për Ballukun, ish-bashkëpunëtorja e afërt Viola Haxhiademi dhe biznesmeni Arbër Abazi thirren në SPAK –
  • “Rrufe në qiell të hapur”, Partizani shkarkon Kërnajën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rama heq plazhet publike falas, nis nga Vlora: Tarifa 700 lek! –
  • Si kaluan 6.8 milionë euro tek vëllai i drejtorit të Erion Veliajt? Dosja mbërrin në GJKKO –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com