Çatia që po gjunjëzon kullën mirditore me histori 250-vjeçare (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çatia që po gjunjëzon kullën mirditore me histori 250-vjeçare (foto)

12:45 | 11/10/2017
në Shqiperi
0

Nga Armando Meta

Vetëm pak kilometra nga “Rruga e Kombit”,  në udhëkryqin që vjen nga Rrësheni në drejtim të Klosit të Matit apo Lurës së Dibrës, është një kullë trekatëshe e ndërtuar rreth 250 vite më parë, e cila rrezikon të shembet vetëm për shkak të një …çatie që ka degraduar prej kohësh.

Në këtë kullë që njihet jo vetëm në Mirditë, por pothuajse në mbarë Shqipërinë, banon Fran Doda së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët çdo ditë gdhihen me sytë nga qielli me shpresën që të mos ketë shi. Frani, i cili ka lindur në këtë kullë përpara 82 vitesh, vazhdon të jetojë thuajse në të njëjtat kushte si 82 vite më parë. Në portretin e tij duket se kulla rrezaton vjetërsinë e saj.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

“Përpiqem çdo ditë të rregulloj diçka nga kulla. por tani ndjehem shumë i vjetër aq sa mezi ngjis edhe shkallët për të hipur në dhomat sipër. Ngjitem çdo ditë për të parë dëmet që shkaktohen nga çatia e prishur, e cila duket se po gërryen tashmë të gjithë kullën. As baroti si ka bërë kaq dëme kësaj kulle sa ç’po i bën moti”, shprehet Frani me vështrimin e tij përhumbur nëpër mure.

(Kulla e Perlatit)

Koha ka mbetur në vend

Kulla qartazi ndjehet se mban vjetërsinë e kohës, e ruajtur thuajse pikë për pikë nga të zotët e saj, të cilët vazhdojnë së paku në formë të bëjnë po të njëjtën jetë si të të parëve të tyre. Odat nuk ka shumë mobilje. Nëpër kënde është shtrirë ndonjë lëkurë delje, deri dhe shkaminj trekëmbësh të shkurtër. Në të dyja anët e oxhakut dhe në mur, mbi dy këndet, janë kamaret që mbyllen me dërrasë, të cilave u ka humbur shkëlqimi i dikurshëm i skalitjes. Dritaret janë gjithkund të vogla dhe disa prej tyre edhe pa xhama. Ndërsa muret janë tërësisht të zverdhura nga gëlqerja e bardhë me të cilën janë lyer disa dekada më parë dhe nuk kanë dekoracione. Kjo është gjendja në të cilën gjendet Kulla e Perlatit, e cila duket se gjatë këtyre 25 viteve të fundit është në një pik kritike, aq sa të shuhen 250 vite të historis së saj.

Legena për të mbledhur shiun

Frani rrëfen se gjatë gjithë këtyre viteve u është drejtuar zyrtarëve më të lartë të pushtetit qëndror, prefektëve, si dhe shoqatave të ndryshme që merren me trashëgiminë historike, që të venë dorë dhe të mos e lenë kullën të humbasë thjeshtë për një çati.

“Kullat, shtëpitë e çfarëdo tjetër nuk shemben nga muret, por nga çatitë. Po të jetë për muret kjo kullë jeton dhe 250 vite të tjera. Por nëse çatia shkatërrohet dhe çfarë bie jashtë hyn brenda, atëhere s’ka kullë që ti bëj ballë forcës së natyrës. Unë nuk është se nuk kam shtëpi ku të rri. Por jetoj te kulla sepse më duhet të kujdesem çdo ditë për të. Të vë legena kur bie shi, të hap dritaret që të thahet nga lagështia, të vë ndonjë dërrasë aty ku është kalbur. Kulla nuk thjeshtë e Franit. Kulla është histori e Mirditës, por edhe e Shqipërisë”, shprehet Frani.

(Fran Doda brenda Kullës) 

Vizitorët pa para

Kulla vizitohet nga shumë vizitorë kureshtarë për historinë, arkitekturën, nga turistë vendas dhe të huaj. Kulla ka shërbyer edhe për realizimin e shumë filmave shqiptarë para dhe pas viteve ’90. Ajo madje është vend peligrinazhi edhe për shumë aktivitete zonale. Frani thotë se nuk ka kërkuar kurrë lekë si për vizitorët, turistët, ata që kanë zhvilluar aktivitete etj. Sipas tij, vetëm gjatë realizimit të filmave të Kinostudios është paguar në shifra simbolike për ambientet ku janë xhiruar filmat, para të cilat më shumë kanë shkuar për të mbajtur frymën gjallë sesa për të investuar në kullë.

“Historia e Mirditës nuk është një histori të cilën mund ta blesh me para. Unë s’kam kërkuar dhe sdo të kërkoj lekë për asnjë vizitor. Kjo sepse kulla nuk ështe thjeshtë historia e fisit Doda, por dëshmi e historisë së Mirditës. Është për të ardhur keq që një kullë rrezikohet të shembet për një çati. Unë nuk kam para ta rregulloj. Me gruan mezi na del të jetojmë. Kushdo nga shteti që do verë dorë e bën për Mirditën dhe historinë e saj. Nuk e bën për Franin. Nuk besoj se më kanë mbetur dhe shumë vite. Ndonëjeherë them më mirë të vdes para se të shoh kullën të më rrënohet para syve”, shprehet Frani.

(Fran Doda dhe bashkëshortja e tij)

Kulla jeton me frymën e njerzve brenda

Gjergj Marku një ndër personalitetet e jetës kulture të Mirditës dhe një nga njohësit më të mirë të historisë dhe traditës mirditore, sidomos sa u përket kullave, vlerëson se do të ishte tragjedi që Kulla e Perlatit të shkatërrohej për faktin e mungesës së disa investimeve minimale që duhen bërë për të. Sipas tij, megjithëse në vjetërsinë e saj të madhe, kulla nuk është braktisur nga banorët e saj duke i shpëtuar shkatërrimit siç ka ndodhur me kullat monument në zona të tjera.

“Ajo vazhdon të rrojë me frymen e njerëzve brenda. Por gjendja e saj është tejet kritike sidomos sa i përket çatisë, por edhe strukturës qëndrore. Ajo e ka të pabjerrun formën e katit të parë, por edhe odën e miqve apo dhomat e fjetjes, frëngjitë dhe sheshemet. Por ajo ka nevojë për t’u forcuar në strukturë”, shprehet Marku.

(Oxhaku)

Ai vlerëson se ç’ka bëjnë Frani dhe bashkëshortja e tij për ta mbajtur kullën është diçka epike, por e pamjaftueshme që kulla të mos pësojë fatin e kullave të tjera, të cilave ua kanë zhvatur edhe gurët e themeleve.

“Vetë mosha e tyre e madhe e bën të pamundur që ata të vijojnë të kenë përkujdesjen e vazhdueshme. Ata vërtetë janë heronj të heshtur në përpjekjet e tyre që Mirdita të mos humbas një nga thesaret e saj të traditës. Ka premtime, por deri tani kulla rëndon vetëm mbi supet e Franit dhe bashkëshortes. Ajo është një barrë tashmë shumë e rëndë për ta”, vlerëson Marku.

Pafuqia e pushtetit lokal

Edhe në Bashkinë e Mirditës duket se janë të pafuqishëm për të ndërmarrë hapa financues, të cilat do të mund të rivitalizonin Kullën e Perlatit. Sipas zyrtarëve lokal, Kulla ka nevojë të marrë statusin si objekt i trashëgimisë historike dhe më pas të mund të bëhet financimi, pasi për momentin ajo është vetëm me statusin e një shtëpie private.

“I është kërkuar Institutit të Monumenteve që të bëjë një vlerësim dhe t’i japë statusin si objekt historik i trashëgimisë kulturore. Por deri tani gjithshka ka mbetur pezull. Kulla është disi e veçuar dhe nuk përbën një ansambël me ndërtime të tjera. Por ky nuk duhet të jetë faktor frenues që Kulla e Perlatit, të shpallet monument i Kategorisë së Parë dhe të hapet rruga për rivitalizimin e saj”, shprehen zyrtarët lokal të Bashkisë Mirditë.

(Plasmas per te izoluar shiun) 

Epilog

E ndërsa shkresat shkojnë e vijnë poshtë e lart nëpër institucione, kulla vijon të lëngojë në vetminë e saj ndan rrugës ku të gjithë mahniten kur e shikojnë, por pak minuta më pas indiferenca vizatohet në çdo gur me të cilën është ngritur ajo. Nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë të paktën për të rregulluar çatinë, atëhere edhe Kulla e Perlatit do të pësojë të njëjtin fat shkatërrues që kanë pasur edhe shumë ndërtesa të këtij karakteri, duke zhbërë një pjesë të mirë të historisë sonë kombëtare.

(Porta 250 vjeçare e Kulles)   

*“Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit Soros”.

/Javanews/

Etiketa: çatieprlatfran dodakulleMirditë

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Dy Shkodrat që pashë dje

Dy Shkodrat që pashë dje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com