Si pasojë e çarjes së tokës, 15 familje në Gjirokastër, të alarmuar nga rrëshqitjet e dherave dhe nga lëkundjet që kanë ndjerë, kanë braktisur pallatin 5-katësh ku jetonin.
Gjithashtu bëhet me dije se nga çarja e tokës rrezikohen edhe disa banesa të tjera në lagjen “Punëtori”.
Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në këtë lagje është krijuar një çarje të tokës me gjatësi rreth 100 metra. Të frikësuar nga rreziku që u kanoset, banorët e pallatit kanë braktisur banesat e tyre gjatë natës.