Nëse do të kërkosh vota për një politikan të Greqisë si Vangjel Dule, natyrisht do i kërkosh në gjuhën greke, sepse shqipja nuk është arma më e fortë e numrit 3 të listës së Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës.
Aleati i Lulzim Bashës ua kërkon “vëllazërisht” votën në greqisht edhe çamëve të Vlorës, meqë mbështetja më e madhe për Vangjel Dulen vjen nga numri 5 i listës, Dashamir Tahiri.