Seanca te Krimet e Rënda ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të mbahet më 19 qershor.
Ndërkohë pak ditë më parë u hodh edhe shorti që përcaktoi trupën gjykese e përbërë nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Procesi ndaj Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar. Ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën, pasi këmbëngul se është i pafajshëm. Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.
Ndërsa kujtojmë se gjykata e Katanias e ka shpallur të pafajshëm ish ministrin e Brendshëm.