Një pjesë e rrugës që lidh qytetin e Bulqizës me minierat është fundosur.
Si pasojë e çarjes së tokës në humnerë ka rënë një mikrobus dhe një barake, e cila shërbente për qëndrimin e punonjësve gjatë pushimit.
Fundosja është 7 metra thellësi dhe 50 metra gjerësi.
Nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz, pasi në atë moment nuk ka pasur asnjë minator në zonën që u fundos.