Çadra në 4 metër distancë, si do hapet sezoni turistik në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çadra në 4 metër distancë, si do hapet sezoni turistik në Shqipëri

17:49 | 02/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Sezoni turistik në vend do të hapet në masa të rrepta sigurie, për të shmangur rrezikun e transmetueshmërisë së koronavirusit.

Ministria e Turiuzmit ka bërë gati një draft paraprak të një protokollit të sigurisë që duhet të ndjekin turistët, duke nisur nga distanca në çadra, hotele dhe mjete të transportit publik. Në këtë draft thuhet se çdo sipërmarrje duhet të afishojë protokollin e sigurisë për t’ia bërë të qartë vazhdimisht vizitorëve

Broshurat duhet të jenë minimalisht në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Stafi duhet të pajiset me pajisje mbrojtëse për të shërbyer të pajisur me maska dhe doreza. Në çdo hyrje ambienti, vizitorit i matet temperatura, dhe në rast se ajo rezulton e lartë komunikohet pranë autoriteteve.

Read more

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Një turist që shfaq simptoma duhet të izolohet nga kalimtarë të tjerë, të pajiset me maskë dhe doreza, të mos qëndrojë në ambiente kur riciklohet ajri, të përdorë veshje një përdorimëshe

Mjetet e transportit turistik duhet të marrin masat për t’u kontrolluar përpara se të nisin veprimtarinë. Ato duhet të dezinfektohen bashkë me sendilet të cilat mund të kontaktohen me duar.

Shoferi dhe shoqëruesi i tij duhet të mbajnë maskë dhe doreza si dhe të informojnë pasagjerët mbi rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike 1 metër mes tyre. Rekomandohet që pasagjerët të mos ulen direkt pas njëri tjetrit por në formë diagonale.

Matja e temperaturës duhet të bëhet edhe në hyrje të çdo hoteli, ndërkohë që klientët duhet të kenë në dispozicion masa, doreza dhe solucione alkooli.

Punonjësit e hotelit duhet të trajnohen paraprakisht për masat anti-covid, ndërkohë që recepsioni duhet të vërë në dispozicion numrat e telefonit. Në përfundim të turnit, rekomandohet që sipërfaqet të dezinfektohet me alkool.

Çelësat e dhomave duhet të pastrohen dhe zëvendësohen sa herë që ndryshon grupi i vizitorëve, si dhe duhet pastruar me kujdes doreza e derës.

Stafi i pastrimit duhet të pajiset me veshje mbrojtëse dhe të pastrojë me kujde të gjithas sipërfaqet që mund të ndoten me sekrecione të frymëmarrjes. Në mini-bar rekomandohet që lahen imtësisht tabakatë, gotat, lugët dhe filxhanët sa herë që vizitori ndryshon.

Ndalohet përdorimi i ashensorëve më shumë se dy veta që nuk janë pjesëtar të së njëjtës familje, ndërsa butonat e tij duhet të pastrohen periodikisht. Parkimi i makinave rekomandohet të bëhet nga vetë turisti, në rast të kundërt, operatori duhet të veshë doreza, maskë dhe të sigurohet që kondicionimi të jetë i fikur.

Në udhëzues ka rregulla strikte për përgatitjen e ushqimit. Një person që gatuan nuk duhet të konsumojë duhan, pështyjë apo përtypet, si dhe ndalohet shijimi i ushqimit me gishta. Ndalohet vetëshërbimi si dhe përdorimi i makinerive të kafesë dhë lëngjeve duhet të bëhet vetëm nga personeli.

Tavolinat në bare dhe restorante duhet të ruajnë një masë prej 4 personash në çdo 10 metra katrorë, ndërsa klientët duhet të ulen përballë në një distancë prej 1 metër. Këndet për fëmijë në ambientet e hotelit do të qëndrojnë të mbyllura, ndërkohë që pishinat dhe SPA-të do t’i nënshtrohen një procedure mjaft të rreptë.

Shezlonget e pishinës duhet të jenë në grupe dyshe me distance distance të paktën 2 metra larg nga njëri grup tek tjetri. Ndërkohë gjatë larjes në det turistët duhet të mbajnë distancë prej tre metrash me përjashtim të rasteve kur prindërit kujdesen për fëmijët.

Në tavolina kafeve pranë bregdetit nuk duhet të qëndrojnë persona që nuk janë anëtarë të një familje, ndërkohë që distanca duhet të respektohet edhe në marrjen e ushqimit apo gjatë shëtitjes.

Çadrat duhet të vendosen në një distancë prej 10 metrash nga vija e bregdetit ndërkohë që ato duhet të jenë të paktën 4 metra larg njëra tjetrës.

Etiketa: BroshuratÇadratMatja e temperaturësMinistria e Turiuzmitsezoni turistikvija e bregdetit

Të Lidhura

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Para
Rama: Harrojeni normalitetin që kemi pasur derisa të dalë vaksina, nuk ekziston më! (Film)

Rama: Shqipëria ka bilanc pozitiv nga koronavirusi, kjo falë edhe popullit tonë të mençur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com