Buzëqeshja e madhe ruse – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Buzëqeshja e madhe ruse

12:40 | 11/08/2018
në Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Hashim Thaçi ia hapi një deriçkë Rusisë, por ajo është tepër e madhe për t’u mjaftuar me kaq.

Nga Veton Surroi

1.

Në shikimin nga Moska “korrigjimi” i Hashim Thaçit mund të shihet me buzëqeshjen e madhe të një rasti të mirë gjeopolitik. Rusisë i hapen dy depërtime të mëdha strategjike: i pari si vazhdim i dëmtimit të demokracisë liberale dhe institucioneve të saj në hapësirën ish-komuniste dhe i dyti faktorizimi në politikën e sigurisë në Evropë, dhe kudo që Rusia konsideron se ka pika fërkimi me Perëndimin (si p.sh. në Siri). Në Kosovë këtë rast mund t’ia japë skenari që është në zhvillim e sipër për konferencë ndërkombëtare që do të “gjejë zgjidhje kompromisi për Kosovën”, e në të cilën Kosova do të insistonte të marrë pjesë SHBA-ja, e Serbia do të kërkonte praninë e Rusisë (me arsyetimin plotësues se çfarëdo marrëveshjeje për Kosovën duhet edhe ashtu të kalojë nëpër Këshill të Sigurimit të OKB-së, me bekimin e Rusisë).

Ky do të ishte depërtim natyral strategjik në faktorizim. Por, krahas tij, Rusia mund ta fitojë gratis testin e parë në vazhdën e politikës së vet të pengimit të konsolidimit perëndimor dhe atë, paradoksalisht, me ndihmë të drejtpërdrejtë të shqiptarëve. Ndonëse Rusia kishte bërë përpjekje për pengimin e një marrëveshjeje mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e kësaj të fundit, ajo u arrit dhe si fryt i saj Republika e Maqedonisë së Veriut mund të bëhet së shpejti vend anëtar i NATO-s. Por, kusht për këtë është referendumi në këtë shtet që, duke pyetur për emrin e ri, tash shndërrohet në pyetje për anëtarësim në NATO apo jo.

Dhe, kusht që të fitojë referendumi është që të gjithë shqiptarët e Maqedonisë të votojnë për të, meqë elektorati maqedonas mund të jetë i ndarë. Dhe, meqë referendumi mbahet në shtator, nuk ka moment më të keq për mobilizim të shqiptarëve të Maqedonisë sesa t’u thuhet se ka filluar një proces i rivizatimit të kufijve (“korrigjimit”) në baza etnike mes shqiptarëve dhe serbëve.

Pyetja logjike që vijon është: nëse mund të bëhet mes shqiptarëve e serbëve, pse nuk mund të bëhet mes shqiptarëve e maqedonasve? Nëse mundet Presheva, pse nuk mundet Tetova? Shpjegimi për këto pyetje është i gjatë, dhe në fund del se nuk bën as Presheva e as Tetova, por koha kritike e parareferendumit nuk është e përshtatshme për shpjegime të gjata. Koha e parareferendumit do të ishte, në kushte normale, ajo kur të gjithë shqiptarët e regjionit të jepnin një mesazh unik, se duhet votuar referendumin, meqë ai shpie në NATO dhe e përcakton Maqedoninë në Perëndim, ndërsa nga Rusia dhe satelitët e saj të vinin porositë kundër referendumit, meqë ende nuk ka përfunduar procesi i ndarjeve etnike. Në kushte abnormale, porosinë e Rusisë e jep kryetari i Kosovës.

2.

Testi i Maqedonisë është imediat dhe nëse në javët në vijim vazhdon porosia nga Hashim Thaçi për tregtinë e “korrigjimit”, faktori shqiptar në Maqedoni, i cilësdo përkatësie partiake do të jetë në gjendje të vështirë mobilizimi. Në konditat, ku Rusia ka një avantazh në politikën e vet dezinformuese mediatike, hamendësimet brenda trupit shqiptar mund të kenë një rezultat tejet diskutabil në referendumin e Maqedonisë. Dhe nëse nuk kalon referendumi, Rusia do ta shënojë fitoren e vet të parë në këtë cikël, të pengimit të konsolidimit të institucioneve perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Atëherë i mbeten edhe dy që nuk janë të vështira për të shënuar.

E para, është krijimi i simetrisë mes Republikës Serbe dhe Kosovës. Meqë tashmë po hyn në funksion “korrigjimi” i kufijve, ai bëhet parim dhe nuk mund të kufizohet vetëm në Kosovë. Rrjedhimisht, në skenarin për zgjidhjen e problemeve të mbetura të ish-Jugosllavisë, Rusia mund të kërkojë përfshirjen e Bosnjë-Hercegovinës si çështje për të zgjidhur, qoftë nëpërmjet “korrigjimit”, qoftë nëpërmjet parimit “pasqyrë”, pra që Republika Serbe të ketë status të njëjtë ndërkombëtar si dhe Kosova.

E dyta, është që Serbisë t’i ulen standardet e aderimit në BE. Serbia si shtet, i cili po negocion anëtarësimin në BE ka obligim që të bashkërendisë politikën e vet të jashtme me atë të BE-së.

Prej se është bërë shtet kandidat, Serbia këtë nuk e ka bërë as edhe një herë kur ka qenë fjala për Rusinë; pra përmbushja e obligimeve që ka Serbia ndaj BE-së në politikë të jashtme mbetet diku nën pesëdhjetë për qind. Në rast se “korrigjimi” i kufijve shndërrohet në pikënisjen e zgjidhjes së problemeve mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kjo pranohet nga Perëndimi, Serbia do të fitojë më shumë përkrahje në rrugën e saj integruese, pa marrë parasysh se çfarë bën në politikën e vet të jashtme karshi Rusisë. Dhe kështu, do të fitohet një pikë shumë e madhe strategjike: relativizimi i politikave të sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.

3.

Ditën, kur Hashim Thaçi lajmëroi se do ta zgjidhë problemin me Serbinë nëpërmjet “korrigjimit” mund ta ketë ftuar Rusinë të hyjë nga dera e vogël, por Rusia është tepër e madhe për t’u kënaqur me deriçka. Edhe nëse i fiton të tri betejat taktike – të dështojë referendumi në Maqedoni, të hapet çështja e Bosnjës krahas me Kosovën, dhe të relativizohet rusizmi i Serbisë – Rusia nuk do të mjaftohet me kaq. Do ta shohë këtë si një rast ideal për avantazhe më të mëdha . Dhe për të avantazhi më i madh strategjik është të paraqiturit si palë e cila kontrollon konflikte të papërfunduara në shtete të papërfunduara e në regjione të pakonsoliduara, duke filluar nga Gjeorgjia e Ukraina e duke përfunduar në Bosnje e Kosovë.

Në gjeopolitikën ruse, që të gjitha krizat duken njëjtë, sado të jenë të ndryshme gjeografitë, popujt, gjuhët e doket dhe zakonet: në të gjitha bëhet fjalë për pengimin e depërtimit të Perëndimit afër Rusisë. Dhe dikur Rusia e konsideronte veten në pozitë defanzive, duke konsideruar se mbrohej nga Perëndimi brenda kufijve të Gjeorgjisë. Tash e konsideron veten në ofensivë dhe e mbron veten duke sulmuar procesin zgjedhor presidencial amerikan, marrëveshjen për emrin e Maqedonisë apo mundësinë e zgjidhjes së marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës. Pjesë e kësaj ofensive është bërë koncepti i “korrigjimit të kufijve”.

4.

Në gjeopolitikën ruse Kosova quhet edhe Krime, Transdnjestër, Oseti, Abkhazi dhe cilido emër i ndonjë konflikti të papërfunduar të zhbërjes së Bashkimit Sovjetik që do t’i ketë rënë në mend. Qartazi, Kosova nuk ka qenë pjesë e asaj të kaluare, nuk ka pse të jetë pjesë e së tashmes, e aq më pak zgjidhje e së ardhmes. Thjesht, nuk ka pse të jetë pjesë e gjeopolitikës ruse, dhe ka mënyrë se si të mos jetë.

(Nesër, fund: Çka duhet të bëjë Kosova?)

https://www.koha.net/veshtrime/110408/buzeqeshja-e-madhe-ruse/

Etiketa: Bashkimi SovjetikbuzëqeshjagjeopolitikëHashim Thacikryetari i KosovësRusiaVeton Surroi

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Shoqëria shqiptare ka dështuar në përpjekjet e saj për t’u pastruar nga diktatura e komunizmit dhe nga pasojat e ’97-ës

Shoqëria shqiptare ka dështuar në përpjekjet e saj për t'u pastruar nga diktatura e komunizmit dhe nga pasojat e '97-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com