Drejtoresha e Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi ka bërë me dije se 560 mln lekë do shkojnë për pagesën e naftëtarëve.
Ndërkohë disa ditë më parë në takimin e tij me naftëtarët kryeministri Edi Rama theksonte se qeveria do të ishte mbështetëse për ta.
Naftëtarët e Ballshit kujtojmë se qëndruan për ditë me radhë në grevë urie, ku fillimisht ishin burrat më pas ato u zëvendësuan me gratë deri në momentin që ato ranë dakord që të pranojnë ofertën e shefit të qeverisë dhe për pagat do i drejtohen Strasburgut.