Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka bërë një vizitë zyrtare në Romë, ku është takuar me homologun e tij Paolo Gentiloni.
Në një postimi në rrjetin social Twitter, Bushati shkruan: “Një bisedim i shkëlqyer në Romë me mikun e mirë Paolo Gentiloni në kuadër të samitit MED2016. Mirënjohje për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme në rrugën tonë drejt BE-së”, ka deklaruar Bushati në profilin e tij.