Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati është takuar sot me homologun e tij të Malit të Zi, Srdan Darmanovic, ku në fokus ka qenë bashkëpunimi dy palësh mes dy vendeve.
Në konferencën për shtyp, Bushati tha:“Ne përshëndesim platformën e shqiptarëve, kjo do të jetë një hap përpara përsa i përket lirive dhe të drejtave të shqiptarëve që hetojnë në Malin e Zi. Kemi diskutuar përsa i përketë pakicës majalzese që jetojnë në Shqipëri”.
Bushati u ndal edhe në diskutimet në aspektin ekonomik, u përmendi këtu krijimin e fondit të rajonit çka do të ketë impkat pozitiv për të gjitha vendete rajonit.
Ndërkohë që ministri i Jashtëm i Malit të zi u ndal në falënderim për mbështetjen që i ka dhënë vendi ynë anëtarësimit në NATO.