Demir Pali, 73-vjeç dhe Florian Pali, 27-vjeç babë e bir, janë vënë në pranga nga policia pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, gjatë një konflikti verbal për motive pronësie mes tyre dhe shtetasit Qamil Pali, 58 vjeç, në konflikt e sipër ky shtetas ka rënë pa ndjenja në tokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia po punon për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetasit 58-vjeçar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Babë e bir akuzohen për vrasje nga pakujdesia.