Burrave iu rrit rroga më shumë se grave në vitin 2022, por femrat… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burrave iu rrit rroga më shumë se grave në vitin 2022, por femrat… –

07:58 | 28/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Problematika për gjetjen e fuqisë punëtore u bë shumë e mprehtë në vitin 2022, teksa për shkak të emigracionit shumë sipërmarrje nuk arrinin që të gjenin mjaftueshëm punonjës, çka nxiti dhe rritje pagash në shumë sektorë.

Nga kjo situatë më të fituar duket se kanë dalë burrat, në raport me gratë.

Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se paga mesatare e meshkujve shënoi një rritje më të shpejtë në 2022, në raport me atë të femrave.

Mesatarisht, një punonjës në vend u pagua me 61,898 bruto në muaj në 2022, me një rritje nominale prej 8.2%.

Për meshkujt, paga mesatare ishte 63,773, me një rritje prej 9.2%.

Për femrat, paga mesatare arriti në 59,813, ose 7.3% më shumë sesa një vit më parë.

Rritja më ritme më të larta e pagave të burrave në krahasim me ato të grave bëri që të thellohet sërish hendeku gjinor mes pagesave të të dy gjinive. Gratë u paguan 6.2% më pak sesa burrat në 2022, nga 4.2% që kishte zbritur diferenca në 2021. Gjithsesi hendeku është më i ulët në raport me 2015-n, kur burrat kishin një pagë mesatarisht 11.5% më të lartë sesa gratë.

Gratë në drejtim paguhen më shumë

Të dhënat e INSTAT, të përpunuara nga Monitor, tregojnë se nga 36 grup profesione, që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre gratë paguhen më shumë.

Fusha ku gratë “shkëlqejnë” është drejtimi. Sipas INSTAT, femrat në grup profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë” kishin një pagë mesatare mujore bruto prej 189,393 në vitin 2022. Ky nivel, jo vetëm që është paga më e larta nga të gjithë grup profesionet në vend, por është dhe 11.1% më e lartë sesa e meshkujve. Në krahasim me një vit më parë, paga për këtë grupprofesion u rrit me rreth 10%, si për meshkujt ashtu dhe për femrat.

Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë është grupi tjetër, ku femrat marrin më shumë se meshkujt. Paga e femrave në këtë grup është 64,365 lekë, ose 10.7% më shumë sesa burrat.

Në dy profesionet e tjera, “Punëtorë shërbimi dhe ndihmës” dhe “Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes”, gratë marrin përkatësisht 1.3% dhe 1.1% më shumë se burrat.

Administrata është institucioni që nuk i “diskriminon” femrat në paga, teksa “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë” marrin njësoj, rreth 92 mijë lekë në muaj.

Ndërsa në arsim preferenca është tek meshkujt, që paguhen gati 80 mijë lekë në muaj, ose 12% më shumë sesa gratë e të njëjtit profesion.

Edhe në shëndetësi ekziston diferenca. Grup profesioni “Specialistë të shëndetësisë” i paguan meshkujt 85.8 mijë lekë në muaj, ose 13.8% më shumë sesa femrat. Për “Asistentë të specializuar të shëndetësisë”, paga mujore e burrave është 65.8 mijë lekë, ose rreth 8% më shumë sesa e grave të të njëjtit profesion.

Diferenca më e lartë femra meshkuj është në prodhim, ku rekordin e mban industria, që i paguan burrat 24.6% më shumë sesa gratë./Monitor

Read more

I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –

Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –

I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje –

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë –

Të Lidhura

nga 27
18:53 | 03/05/2026
0

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rreth të miturit që mbeti i plagosur nga përplasja me makinë pasditen e sotme në Durrës...

Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –

Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –

nga 27
18:41 | 03/05/2026
0

Ky që shihni në foton e mëposhtme është Nikoll Radaçi, autori i aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve...

I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje –

I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje –

nga 27
17:41 | 03/05/2026
0

Një aksident tragjik është regjistruar në Durrës, ku dy të mitur kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i...

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë –

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë –

nga 27
17:25 | 03/05/2026
0

Procedura për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikola Gruevski nga Hungaria ka shkaktuar një përplasje të fortë politike në Maqedoninë e Veriut....

Para
Demi Lovato zbulon vështirësitë që ka me shikimin dhe dëgjimin –

Demi Lovato zbulon vështirësitë që ka me shikimin dhe dëgjimin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –

I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –

18:53 | 03/05/2026
Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –

Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –

18:41 | 03/05/2026
I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje –

I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje –

17:41 | 03/05/2026
Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë –

Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë –

17:25 | 03/05/2026
Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani –

15:33 | 03/05/2026

Më Të Lexuarat

  • I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –
  • Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –
  • I ati ndodhej për kurim në Itali, kur prindërit morën lajmin e kobshëm se vogëlushi u aksidentua për vdekje –
  • Zvarritet ekstradimi i ish-kryeministrit Gruevski, opozita maqedonase akuzon qeverinë –
  • Skandali i mbetjeve toksike të kompanisë Kurum, arrestohet në spital 55-vjeçari nga Elbasani –
  • I plagosuri nuk bashkëpunoi, por e gjetëm kush është autori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I mituri u transportua drejt Traumës, në gjendje kritike –
  • Ky është shoferi i cili përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com