Burrat venë në luftë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burrat venë në luftë

10:31 | 07/08/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Hekuran Halili

Alush Tak’mustaqeverdhi, me parinë e Konispolit kishin thirrur në kuvend burrat e djemtë derë më derë.

Nuk mungonte asnjë.
Sheshi para nënprefekturës, një godinë shekullore, ishte mbushur dënga.
Nuk çaje dot mes atyre burrave e djelmëve të veshur me fustanella e xhamadan të bukur e të qindisur me merak, me feste të bardha në kokë që bënin shtila nga dielli, të gjithë me armë në supe e pisqolla në brezin e leshtë e të gjërë, edhe ai i qindisur si ylberi.
Krekosur, kapardisur, deri në qibër.
Në këtë krahinë krenaria e krekosja nuk kanë të bëjnë me pasurinë, fisin, por me atë që ke bërë e dhënë për derën e vendin tënd.
Dhe të gjithë kishin dhënë atë që detyroheshin dhe u kish dhënë mundësi Zoti, për vendin e tyre të bukur, të rrallë, të lakmuar, shekullor që kur u zu bota.
Fjaloseshin, por mëndjen e cepin e syrit e kishin tek ballkoni i nënprefekturës, ku pritej të dilnin të parët e tyre, paria.
I pari u çfaq Alushi. Pas tij një djalëburrë me kostum allafrënga e borsalinë në kokë. I treti, Dalani i Dalanejve, dhe në fund Emini i Kuçukajve, djalë mustaqedirsur, por vetëtimë, me flamur në dorë që zuri vend në cep të ballkonit e shpalosi flamurin e nis ta valëvit.
Alush komandanti siç i fliste populli, se kish qënë komandant i njërës ndër çetave më të mëdha e më trime në jugun e thellë, Çamëri, në kohë të Turqisë, e kish luftuar rreptë me ta, komandant i mbrojtjes së vendit në vitet 1913-1918, kur vendi u pushtua nga grek e italianë, i plagosur dy herë, me turq e grek, ndeu dorën në ajër drejt burrave.
Pllakosi heshtja. Burrat hoqën festet e leshta të bardha nga koka dhe e vunë në gjoks nga ana e zemrës, si shënjë respekti për të.
Respekt për këtë burrë të çartur që nuk kish kursyer asgjë për vendin e kombin, për nderin e flamurin!
Luftëtarët e burrat binden e urdhërohen jo me fjalë, por me vepra e shëmbull personal.
Në këmbë trimërisht kish luftuar, çetën e ngriti me vëllezërit, djemtë e nipërit e tij, pastaj me burra të tjerë të krahinës, deri në dyzetë shpirt.
Vet e mbajti me armatim, veshje, të ngrënë e strehim, nëpër stanet e vatanet e tij.
Asgjë nuk kish kursyer, as pasuri, as jetën, as gjakun. Një djalw i kishte rënë dëshmor në përplasjet me andartët, nipi e vëllai i ishin plagosur në këto luftëra, vetë dy herë.
I bëhej llafi dy këtij burri , mik i Smail Qemalit, të cilit bashkë me çetën e Muharrem Rishit Koskalliut, edhe ai një tjetër komandant e trim legjendar i këtyre trevave, i vanë në Vlorë kur e ngritën flamurin e shpallën mëvehtësinë…?!
-Vëllezër e djelm, burra!- e nisi ai fjalën e tij.
– Jemi mbledhur për të kuvenduar e vendosur bashkërisht për çështje që ka të bëjë me fatin e atdheut.
Ju e dini se kështu jemi mbledhur vetëm në ngjarje të mëdha, sa herë që është dashur t’i dalim për zot vatanit, kur hasmi  na ka ardhë tek dera, dhe në festën e madhe të flamurit.
Atdheu na do sot prap. Italiani mban të pushtuar Vlorën deri në Himarë e Tepelenë, Sazanin, e nuk do ta lëshojë . Me thap e mba.
Qeveria e Lushnjës, me kryeministër delvinjotin tënë, Sulejman Delvina ,i ka bërë thirrje të gjithë vendit të marrë armët e ta shporrim.
Unë kaq kisha. Më shumë do dëgjoni nga i dërguari i qeverisë, nipi jonë , nga dera e shkluar[1] e Dinejve të Lopsit, Mazar e ka emrin, e mbylli ai fjalën.
Sheshi gjëmoi nga duartrokitjet, që thonin më shumë se çdo fjalë. Ata burra ishin gati si përherë për të shkuar në luftë për vatanin.
Mes duar trokitjeve e mori fjalën Mazari.
Kish mbaruar studimet ne universitetin e Stambollit , ku kish edhe familjen, për ekonomi e diplomaci. Sulejman Delvina ishte mik me të jatin e tij, dhe me të bërë qeverinë e Lushnjës, ja kërkoi mikut djalin se vendi kish nevojë, dhe ai ja kish dërguar.
Derë e madhe ajo e Dinejve të Lopsit e të Paramithisë. Stërgjyshi i tij, Abedin bej Dinua, deri Ministër i Jashtëm i Perandorisë turke kish arritë, por e la detyrën e me Abdyl Frashërinë me shokë bënë kuvend të madh në Lidhjen Shqiptare të Prezrenit , për të shpëtuar tokat shqiptare nga coptimi në të katër vilajetet. Dardha bie nën dardhë. Si kish lënë gjë mangut stërgjyshit Mazari.
Me pak fjalë, por fjalë të peshuara me mend, ngrohura me zemër patrioti e atdhetari,,plot dituri e mënçuri, u foli për gjëndjen e vendit, për synimet e italianëve dhe armiqëve që lehnin rreth kufijëve të Shqipërisë, qëllimet e planet e qeverisë, për mbështetjn që po gjente ajo në të katër anët e vendit për të rrokur armët e hedhur në det ialianët.
Mbaroi. Në shesh pllakosi heshtja. -Ky i bën konak llafit- u dëgjua një zë i fortë burri.
Ishte zëri i Kupes , Kupe Sadushit, që të gjithë ja njihnin, se ai sokëllinte. Trupmadh, mbi dy metër i glate[1], me mesin sa bnaja rrapit, me duart panxhë ariu, luftëtar në të gjitha luftrat që kish bërë çeta e Alushit qëkur ish zënë.
Thonin, se ai vet kurrë nuk fliste për bëmat e tij, se me ato duar panxhë , kish mbytur shumë armiq zuazarë, kur i kishin mbaruar fishekët.
Thonin , si legjedë, se atë nuk e zinte plumbi. -Ky i bën konak llafit, aq fjalë, -përsëriti prap ai, dhe fjala ju mbyt në detin e brohorimave e duartrokitjeve që mbuloi sheshin.
-Brravo., të lumtë, rrofsh, rroftë qeveria e jonë, rroftë Shqipëria..!
Dalani i Dalenejve, fis autokton e luftëtar den-babaden ne Konispol,stërgjyshi i të cilit kish qënë armik me Ali Pashën e Janinës e Turqinë, që kishte dhënë jetën në luftë kundër saj ,në Kretë, i bashkuar me kryengritësit grekë, dhe kretasit e kanë shpallur hero të tyre, i kanë bërë edhe bustin ku u vra, edhe siç e kanë zakonin grekët dinak që nga Odiseja, i kanë ndrruar edhe emrin, Haxhi Mihal i kanë thënë e pagëzuar, mori fjalën.
Ai u tha burrave se nga krahina do shkonin në luftë pesëdhjetë luftëtar, të ndarë në dy çeta.
Komandant i përgjithshëm do të ish Muharrem Rushitin me nam, çeta e Konispolit do kish komandant Osman Takën, vëllanë e vogël të Alushit, ajo e Markat- Janjar- Shalës -Vërvë-Dishat e Ninat, komandant do kish Abedin Madanin , , nga Dishati. Lista me emra luftëtarësh nuk ishin bërë. Për të gjithë ata që do të shkojnë në luftë, paria e zonës do tu bëjë nga një uniformë nga koka në këmb, do tu siguroj një kal, nga një pushkë, municion dhe 20 napolonaflori ,për ti lënë pas në familje.
– Kush dëshiron të vejë në luftë?, – e mbylli fjalën Dalani.
Sheshit u ngritën lart duart me pushkët e pisqollat në to.
Nuk mbeti njeri me dorën ulur.
Njerëzit e ballkonit u përlotën e u qafuan me njëri tjatrin[1]. Edhe burrat në shesh filluan të përqaoheshin e brohorisnin. Pastaj nga gjokset etyre shpërtheu kënga… Për Mëmëdhenë
Për mëmëdhenë
Vraponi burra
Se s’ka me prit..
Pastaj këngë të tjera patriotike që kishin mësuar në shkollën shqipe të hapur që në vitin 1908, nga mësues Dine Rushit Halili.
– Hallall klumështi[1]i nanave !- i përshëndeti dhe falnderoj Alushi,- hallall!
Për Nanën Shqipëri!
Do vendosim ne si komision se kush do vejë e do ju njoftojmë një nga një, se të gjithë dot nuk vemi. Duhemi edhe këtu, të mbajmë kufirin. Ulqit[1] errësira e luftra duan. Tani shpërndahuni, e mbylli ai .
Burrat e djelmuria[1], grupe grupe sipas tarafit e miqësisë u shpërndanë nëpër kafenetë dhe dyqanet e sheshit që ishin mbi dhjetë.
Nisën bisedat për luftrat që kishin bërë, për trimëritë , për të vrarët e të plagosurit, për luftrat që i prisnin, dhe flisnin për to sikur këndonin, pa ju bërë syri tërr .
-Burrat janë bërë për luftë,burrat i dalin për Zot vatanit, siç i dalin pragut të derës,burrat venë në luftë si në dasma, mejtonte Alushi ulur tek tavolina e kreut, teksa rrufte kahavenë me sytë jeshil mugëtuar…

Read more

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

Shënim: Emrat dhe ngjarjet janë të vërteta.

 

Etiketa: Burrat venë në luftëHekuran Halililuftëtrimeri

Të Lidhura

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

nga 27
09:29 | 15/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande...

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

nga 27
09:21 | 15/01/2026
0

Kosova shënon sot 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda dhe më tronditëse të kryera gjatë...

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

nga 27
09:05 | 15/01/2026
0

Një 52 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet 60 kg kanabis...

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

nga 27
08:45 | 15/01/2026
0

SHBA duket se janë në rrugën e duhur për një sulm ndaj Iranit , pasi disa orë pas fillimit të...

Para
Vettingu/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PD-së

KED zgjedh sot kandidatët për anëtarë pranë Gjykatës Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –

09:29 | 15/01/2026
Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

09:21 | 15/01/2026
Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –

09:05 | 15/01/2026
Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –

08:45 | 15/01/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:21 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –
  • Kapet në makinë me 6 thasë kanabis, arrestohet 52 vjeçari nga Kruja –
  • Nëse do ketë sulm do jetë i shpejtë dhe vendimtar –
  • Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Sulmet e Ramës ndaj gazetarëve, propagandë për të shmangur llogaridhënien mbi korrupsionin qeveritar –
  • Përkujtohet masakra e Reçakut me 45 civilë të vrarë! Drejtësi dhe nderim për dëshmorët e Kosovës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com