Pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Qershorit kanë nisur edhe përcaktimet për funksionet e rëndësishme që do të marrin deputetët e PS.
Në selinë e PS flitet se Rama ka propozuar Gramoz Ruçin si kryetar të Kuvendit, post të cilin e mban Ilir Meta për momentin, por ky i fundit është zgjedhur President dhe do ta lërë këtë detyre me 24 korrik kur të betohet si kreu i shtetit.
/Shqiptarja.com/