Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bulmeti në Shqipëri kushton 11.7% më shumë se mesatarja europiane –

07:36 | 22/06/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, për shkak të madhësisë së sektorit në ekonomi (rreth 20% e PBB-së me 2021) dhe kontributit në punësim, por nga ana tjetër ka ndër çmimet më të larta të bulmetit në Europë.

Në vitin 2022 vendi ynë u rendit ndër vendet europiane me çmimin më të lartë të produkteve të bulmetit dhe të vezëve në një publikim i fundit i Eurostat mbi të dhënat e konsumit për frymë në vendet e BE-së dhe ato kandidate me 2022.

Çmimet e bulmetit dhe vezëve ne Shqipëri ishin sa 111.7 për qind e mesatares se vendeve të Bashkimit Europian ose e thëne ndryshe nëse 1 kilogram nga këto produkte në BE kushton mesatarisht 100 lekë në Shqipëri kushtoi 111.7 lekë me 2022.

Shqipëria u rendit në mesin e 14 vendeve europiane me çmimin me të lartë të bulmetit vitin e kaluar.

Tre vitet e fundit në shumë vende të Europës çmimet shënuan rënie në krahasim me mesataren e BE-së, por në Shqipëri kishte rritje.

Me 2020 çmimi i bulmetit dhe vezëve në vendin tonë ishte sa 105 % e mesatares se BE-së, por në dy vitet e mëvonshme u rrit edhe me 6.8 pikë përqindje.

Të dhëna të detajuara nga Eurostat tregojnë në se në vitin 2022 çmimet më të lira për bulmetin dhe vezët në raport me mesataren e BE-së ishin në Poloni me 75%, më tej në vend të dytë ishte Maqedonia e Veriut me 82.2%, Bosnja, 90.1%, Franca me 90.3 Turqia me 94.7%.

Edhe Italia (108.7%), Spanja (102), Gjermania (102%) e kanë bulmetin më lirë se në Shqipëri.

Në krahun tjetër Islanda një shtet i vogël ishullor në Veri të Europës ku në pjesën më të madhe të vitit ka dëborë çmimet e bulmetit janë sa 167.2% të BE-së, me tej vjen Norvegjia me 151.6%, Zvicra me 148.8%, Greqia me 139.8%, Malta 131% etj.

Si rrjedhojë e çmimeve të larta shpenzimet për frymë të shqiptarëve për konsumin e bulmetit dhe vezëve u rriten ndjeshëm në vitin 2022 duke arritur në 324 euro për banorë në vit.

Nga viti 2019 në vitin 2022 shpenzimet e shqiptareve për bulmet dhe vezë u rriten me 30.6% sipas të dhënave të Eurostat.

Shpenzimet më të ulëta për frymë për bylmet i kanë irlandezët, serbët, bullgarët dhe polakët me më pak se 200-232 euro në vit për frymë.

Bulmeti dhe vezët janë produkti kryesor i shportës së mallrave me rendësi të lartë në procesin ushqyerjes të rekomanduara për konsum të përditshëm në të gjithë grup-moshat nga Organizata Botërorë e Shëndetësie.

Çmimet e larta të këtyre produkteve përveçse rendojnë kostot e jetesës rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës që nuk mund të përballojë financiarisht blerjen e përditshme të tyre.

Industria vendase e përpunimit të qumështit po vuan rritjen e kostove dhe rënien e numrit të bagëtive, çka ka ndikuar në rritjen e çmimeve, duke e bërë atë jo konkurruese dhe duke favorizuar importet./ Monitor

Read more

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali –

Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroportevemodel –

‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës –

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

Të Lidhura

nga 27
15:35 | 21/04/2026
0

Tre shqiptarë me banim në Mantovë u arrestuan të martën, më 21 prill, për trafik droge nga policia italiane e...

Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroportevemodel –

Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroportevemodel –

nga 27
15:27 | 21/04/2026
0

Në një kohë kur aeroportet evropiane po përballen me procese gjithnjë e më të ndërlikuara kontrolli, të diktuara nga implementimi...

‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës –

‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës –

nga 27
15:17 | 21/04/2026
0

Lamine Yamal i ka bërë homazh të madh Leo Messit, duke e përshkruar ish-yllin e Barcelonës si lojtarin më të...

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

nga 27
14:25 | 21/04/2026
0

Televizioni shtetëror iranian raporton se asnjë delegacion nga Irani nuk është nisur ende drejt Pakistanit për të marrë pjesë në...

Para
Të gjejmë rrugëzgjidhje për situatën –

Të gjejmë rrugëzgjidhje për situatën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali –

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali –

15:35 | 21/04/2026
Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroportevemodel –

Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroportevemodel –

15:27 | 21/04/2026
‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës –

‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës –

15:17 | 21/04/2026
Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –

14:25 | 21/04/2026
Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –

14:12 | 21/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali –
  • Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroportevemodel –
  • ‘Leo Messi është më i miri në histori’, Lamine Yamal vlerëson ikonën e Barcelonës –
  • Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit –
  • Të bashkohemi për rrëzimin e qeverisë së Ramës –
  • Vrasja e Liridona Ademajt, gjykata dënon me burgim të përjetshëm ish-bashkëshortin Naim Murselin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali –
  • Tirana në vëmendjen e CNN! Si TIA po sfidon modelin europian të aeroportevemodel –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com