“Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë inspektuar punimet e Bulevardit të ri. Ekspertët thanë se deri tani është kryer 1/3 e punimeve. Kryeministri Rama ndërsa vlerësoi ecurinë e projektit, tha se në kampionatet e ardhshme të futbollit në bulevardin e ri do të ngrihet Fan Zona.
Vijojnë punimet për ndërtimin e bulevardit të Tiranës, që nis nga ish stacioni i trenit, e shtrihet drejt Paskuqanit. Sipas ekspertëve të kompanisë që po realizon projektin janë kryer 1 /3 e punimeve për ndërtimin tij si dhe parkingut të parë nëntokësor në nën menaxhimin e bashkisë. Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inspektimit, vlerësuan këtë standard të ri urban.
Veliaj: Bulevardi ka një gjerësi sa Champs-Elysées, 75 metra i gjerë. Parkimi i parë nëntokësor do të tregojë se ka gjëra të tilla në Tiranë, nuk ka asgjë dramtaike. 306 që sot bllokojnë gjithë bulevardin Zogu I dhe gjithë zonën e St. të Trenit do të shkojë nën tokë.
Nën ethet e fitores të kombëstares sonë në Lion të Francës dhe përgjithësisht të atmosferes festive në Tiranë, Kryeministri Rama tha se kjo hapësirë do të shënderrohet në “FAN ZONE” për kampionatet e ardhshme.
Rama: Do të jetë vendi ku do të bëhet “Fan Zone” e finaleve të ardhshme të europianit, që sido që të shkojë, nuk do të kenë shijen e jashtëzakonshme të këtyre të parave historike dhe të asaj të mbrëmshmes, që ishte fitorja e parë në historinë e Shqipërisë në një finale të kampionatit europian.
Paralelisht, me ndërtimin e bulevardit të ri, vijojnë punimet për rehabilitimin e shtratit të lumit Tirana, pjesë e këtij projekti.