Bulevardi i Ri/ Nis mbjellja e pemëve, Veliaj: Jemi në përfundim të pjesës së parë të pumimeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bulevardi i Ri/ Nis mbjellja e pemëve, Veliaj: Jemi në përfundim të pjesës së parë të pumimeve

12:05 | 11/02/2017
në Shqiperi
0

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Bulevardi i Ri i Tiranës po merr formë. Pas vendosjes së pllakave të para, paralelisht Bashkia e Tiranës prej pak ditësh po vijon me procesin e mbjelljes së pemëve, çka do ta shndërrojë këtë pjesë të kryeqytetit në një hapësirë të madhe gjelbërimi.

Përveç shtrimit të pllakave dhe mbjelljes së pemëve, po punohet shpejt edhe me parkingun nëntokësor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm gjatë procesit të mbjelljes së pemëve të para nga 1100 pemë të llojeve të ndryshme që do të mbillen në 800 metrat e para të Bulevardit.

Kryebashkiaku u shpreh entuziast se puna për pjesën e parë është drejt fundit.

“Kemi hyrë në fazën përfundimtare të pjesës së parë të Bulevardit, pra pasi nisëm me vendosjen e pllakave të para, po mbyllim parkingun nëntokësor me 300 vende, i cili do të hapet në pranverë për publikun, dhe më në fund erdhëm në procesin e mbjelljes së pemëve. Janë pisha të buta mesdhetare, shumë të ngjashme me ato të Bulevardit të vjetër, pra për të ruajtur konturin e gjelbër që i lidh dy bulevardet, i cili po merr jetë dita-ditës”, tha ai.

Veliaj njoftoi se paralelisht po punohet edhe për ndriçimin e Bulevardit, në mënyrë që pjesa e parë të jetë e sistemuar në pranverë.

“Në pranverë qytetarët do të kenë mundësi të shohin përtej perdes së metalit që na ndan nga kryqëzimi i ish Stacionit të Trenit. Ky investim është një vlerë e shtuar jo vetëm qytetarët e Tiranës, por për të gjithë Shqipërinë, sepse qyteti do të ofrojë një lagje të re, moderne, me një hapësirë të theksuar komerciale dhe me transport, i cili respekton si në asnjë projekt tjetër të Tiranës larminë midis transportit publik, atyre që përdorin biçikletat, këmbësorët dhe makinat private. Qytetarët do të kenë pa fund sheshe, po ashtu edhe Parkun Qendror”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës u bëri thirrje bizneseve që të shfrytëzojnë mundësinë për të investuar në këtë zonë, e cila me Bulevardin e Ri dhe Parkun Qendror do të jetë një nga qendrat e reja të zhvillimit të kryeqytetit, duke i dhënë një vlerë shumë të madhe pronës aty.

Etiketa: Bashkia TiraneBulevardi i riErjon VeliajParku Qendrorpemetpunimet

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Skandali me zbulimet arkeologjike në Durrës, të hënën seancë dëgjimore për Dakon dhe Kumbaron

Skandali me zbulimet arkeologjike në Durrës, të hënën seancë dëgjimore për Dakon dhe Kumbaron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –

17:53 | 16/03/2026
Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Avni Ponari bllokon dy rezoluta në Kuvend për çmimet e sigurimit të makinave? Braçe: Monopoli i tregut… –
  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com