Një ushqyerje e shëndetshme ju lejon të merrni të gjithë elementet e nevojshëm për një lëkurë të bukur, për thonj rezistent dhe flokë të fortë. Por disa ushqime përmbajnë një sasi të madhe të mbrojtësve aktivë. Tani ju takon juve që të përzgjidhni menynë tuaj të bukurisë.
1-E verdha e vezës, për thonj të bukur dhe të fortë
E pasur me vitaminë B8, e verdha e vezës siguron elementet e nevojshme për prodhimin e thonjve rezistentë.
2- Embrion gruri, kundër plakjes
Prania e antioksidantëve që e karakterizon atë dhe në veçanti vitamina E, mbron qelizat duke u bërë një aleat i mirë kundër plakjes. Embrionet e grurit përmbajnë vitaminën B, e domosdoshme për zhvillimin e flokëve.
3-Domatet për t’u mbrojtur nga dielli
Domatet na mbrojnë nga rrezet ultravjollcë. Likopeni, molekula që i jep ngjyrën karakteristike të kuqe domateve, është një antioksidant i njohur për aftësinë e tij për të neutralizuar radikalet e lira të prodhuara nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Për këtë fakt, domatet janë ushqimi kyç kundër rrudhave të vogla dhe njollave kafe të lëkurës.
4-Peshku për flokë të shëndetshëm dhe të bukur
Proteinat e pasura me aminoacide squfuri e të gjendura te mishi, peshku etj., përbëjnë ushqimin kryesor për flokët. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të hani në mënyrë të shëndetshme për të çuar deri në rrënjët e flokëve të gjithë elementet e nevojshme rinovimin e flokëve, në mënyrë që të ruajnë butësinë dhe vitalitetin.
5-Avokado kundër lëkurës së thatë
Avokado është e pasur veçanërisht me acide yndyrore monoinsature, që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Ai përmban edhe vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm që mbron lëkurën nga radikalet e lira, të pranishme në sasi të mëdha në lëkurat e thata apo të dehidratuara.
6-Boronica, një ilaç i mirë anti-moshë
Këto kokrra riparojnë dëmet që shkaktohen në lëkurë. Përqendrimi i madh i antioksidantëve të pranishëm në boronicë, japin një funksion të vërtetë trajtimi anti-moshë.
7-Portokalli për një energji të plotë
Vitamina C, që portokalli e përmban në sasi të madhe, është një molekulë esenciale për prodhimin e kolagjenit, faktor tonik dhe rezistent i lëkurës. Kolagjeni është një nga molekulat më të mira e cila është në gjendje t’i japë shkëlqim lëkurës suaj. Rezultati: do të jeni rrezatues.
8-Pras për një bark të sheshtë
Për çdo gastroenterologist, preshi është përshpejtuesi më i mirë i procesit të tretjes. Në supë, të zier dhe të bërë me vaj ulliri, uthull dhe mustardë, të kapardisur me qepë…fibrat që gjenden tek prasët janë aleatë të mirë për një bark të sheshtë.
9-Kanella, aleat për një trup të hollë
Dihet se dietat e pasura me sheqer dhe yndyrë nxisin plakjen e parakohshme të lëkurës. Ndërsa kanella rrit shijen natyrale duke zëvendësuar lehtësisht sheqerin. Në këtë mënyrë ajo zvogëlon dëshirën për ushqime me sheqer. Përveçse përmirëson elasticitetin e lëkurës, kanella është aleate e mirë për një trup të hollë.
10- Luleradhiqe për këmbë të lehta
Luleradhiqja mund të përdoret më së miri për çaje bimorë me efekt detoksifikues. E marrë në këtë formë, dy apo tre herë në ditë, luleradhiqja është përbërësi i duhur për këmbë të lehta.
11- Miso, ndërprerës i rrudhave
Supa miso është sekreti i japonezëve për të mbajtur lëkurën të re. E bërë nga brumi i thartuar me kokrra soje, miso është i pasur me acid linoleik, që lejon ta mbani lëkurën të lëmuar e pa rrudha.
12-Çokollata: sekreti i bukurisë tuaj
Çokollata është një nga antidepresivët më të mirë natyralë. Në çdo rast, duke zgjedhur atë me më pak sheqer dhe yndyrë, është kaq bukur kur ajo të jep këtë kënaqësi./shqip/