Broja rrëfehet për gjithçka: Karriera ime iu dedikohet atyre, më kanë mbështetur në shi, borë apo diell – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Broja rrëfehet për gjithçka: Karriera ime iu dedikohet atyre, më kanë mbështetur në shi, borë apo diell

12:03 | 05/03/2022
në Sport
0

9 gola sezonalë me Southampton, ku është huazuar nga Chelsea. Sezon mbresëlënës në Premier League për yllin e kombëtares kuqezi, Armando Broja. Ngritja e tij u “shënjtërua” edhe në ndeshjen e fundit, kur “vallëzoi” përmes mbrojtjes së West Ham-it, i dribloi kundërshtarët si birila dhe shënoi një gol të shkëlqyer. Mediat angleze e krahasuan këtë rast me Eden Hazard në kulmin e tij. Shqiptari e ndihmoi Southampton të fitonte 3-1 dhe të kualifikohej në çerekfinalet e “FA Cup”. Faqja zyrtare e klubit ka bërë një intervistë të gjatë me “heroin e ditës”, Brojën, duke e qëmtuar atë nga fillimet si futbollist e deri tani, pa lënë në harresë edhe të ardhmen e tij.

Çfarë sezoni fantastik ke pasur. E ke shijuar atë?

Po. 100%. Kam shijuar çdo minutë në stërvitje dhe në ndeshje, me shokët e skuadrës dhe çdo njeri. Jam me fat që luaj në këtë skuadër, mbi të gjitha që më ka dhënë shansin të luaj në Premier League. Sa herë që aktivizohem dua ta ndihmoj.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Keni realizuar 9 gola deri tani me Southampton. A mendonit se do të shënonit kaq shumë?

Goli nuk është fare problem për mua. Nëse punon sa duhet dhe përkushtohesh, golat do të vijnë. Sigurisht që më ka shkuar mirë dhe jam mjaft i lumtur për këtë.

Në fillimin e sezonit hasët vështirësi, pastaj e siguruat vendin në formacionin titullar. Çfarë ndryshoi te Broja?

Nuk e di. Mund të them që në fillimin e sezonit kuptova se duhet të punoja më shumë në seancat stërvitore. Fola me trajnerin, mora informacionet e duhura dhe nisa të përshtatesha pak nga pak deri sa arrita në këtë formë.

Pra, leksionet që ke marrë gjatë kësaj kohe të kanë shërbyer…

Sigurisht që po. Unë erdha këtu si një lojtar shumë i ri dhe duhet të mësoj çdo ditë. Tani jam duke u bërë burrë edhe si futbollist. Southampton është si një familje e madhe, e cila më çon në rrugën e duhur dhe më përmirëson. Dua të jem vetvetja në fushë dhe kjo është më e rëndësishmja.

Cilët janë ata që realisht ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi?

Çdokush nga klubi, duke filluar që nga trajneri, lojtarët, si të vjetrit ashtu edhe të rinjtë. Çdo njeri këtu është pozitiv. Është diçka e bukur t’i kesh këta njerëz rreth teje, sepse të japin mundësinë që të përmirësohesh në fushë.

Kalojmë pak përtej futbollit, a ndiheni mirë në qytet?

Po. Është shumë mirë këtu. Është një qytet shumë i bukur, jo shumë i madh, ku ka hapësira për çdo gjë. Mund të dalësh për një shëtitje pas stërvitjes apo ndeshjes. Kam edhe familjen këtu dhe kjo është diçka shumë e mirë.

Ju keni thënë shpesh se prindërit të ndjekin në çdo ndeshje?

Po është e vërtetë. Ata më kanë ndjekur hap pas hapi, që në fillimin e karrierës time. Kanë qenë në çdo ndeshje, që kur isha i ri dhe në çdo turne që bëja. Gjithmonë ishin aty për të më mbështetur, si në shi, në borë apo në diell. Nëna më merrte gjithmonë nga shkolla dhe më çonte në stërvitje, babai më priste kur mbaroja. Kam pasur fatin që të kisha dy prindër të tillë.

Kanë kaluar vetëm 6 muaj që keni ardhur te Sauthemptoni, por a e mbani mend ditën e parë?

Koha kalon shumë shpejt. Sigurisht që e kujtoj edhe momentin kur erdha këtu. Jam i kënaqur për mënyrën si kanë shkuar gjërat. Siç e thashë erdha këtu si një djalë i ri dhe tani po rritem nga dita në ditë. Kam bërë progres dhe i jam falënderues Southamptonit.

Sa e keni kuptuar që të rinjtë janë një nga elementët kryesorë të këtij ekipi?

Është e vërtetë. Ky klub tashmë njihet se bazohet tek të rinjtë dhe prodhon lojtarë. Në të shkuarën këtu kanë luajtur Mane, Van Dajk dhe Hojbjerg. Kjo skuadër është vendi i duhur ku mund të mësosh dhe të rritesh. Është një ambient fantastik, pasi ndihesh si në shtëpi, ndihesh i sigurt për të dhënë gjithçka në fushën e lojës.

Ju i keni mahnitur të gjithë për shpejtësinë që keni në këmbë…

Po, është e vërtetë. Që fëmijë kam qenë më i shpejtë sesa të tjerët. Shpejtësia është një nga armët e mia më të forta. Shumë njerëz nuk e besojnë, sepse jam pak i gjatë dhe këmbët mund të më pengojnë të vrapoj, por jo. Me topin në këmbë mund të kaloj kundërshtarët dhe i surprizoj ata.

Dimë se nuk keni qenë shumë i gjatë në fëmijëri…

Nuk kam qenë shumë i gjatë, por në moshën 15-16 vjeçare fillova që të zgjatesha shumë shpejt. Edhe nëna ime me babain u surprizuan nga kjo gjë. Edhe tek akademia e Chelsea u befasuan për këtë gjë.

Sidoqoftë, shpejtësinë e ruajtët…

Për fatin tim. Pavarësisht se u zgjata, ia dola që të ruaja armën time më të fortë. Ishte shumë e lehtë që ta humbja, por punova shumë për të qenë i shpejtë. Babai më stërviste në parkingun e shtëpisë për të vrapuar dhe më thoshte gjithmonë se mbrojtësit nuk duhet të kapin. Ai më ka ndihmuar shumë në këtë aspekt.

Idhulli juaj në futboll është Cristiano Ronaldo. Si u ndjeve të ishe bashkë me të në një fushë?

Ishte çmenduri. Nuk duhet të mendoja shumë për të, sepse ishte kundërshtari im dhe duhet të fitoja. Pastaj, pas ndeshjes e kupton se çfarë ka bërë ai për futbollin. Vetëm ai dhe Messi kanë qenë të një tjetër niveli.

A e takuat pas ndeshjes?

Po, i dhashë dorën dhe ishte diçka shumë e bukur.

Cilat janë momentet më të bukura që do të veçonit deri tani në karrierë?

Sigurisht që momenti kur luajta ndeshjen e parë në Premier League. I thashë vetes se është diçka e jashtëzakonshme. Shumë fëmijë e ëndërrojnë diçka të tillë.

Ndeshja e parë si titullar dhe goli i parë, çfarë përjetove?

Siç e thashë më parë, një sulmues ka nevojë për gola dhe unë arrita të fitoja besim të madh. Fakti që trajneri më dha besimin të luaja, sigurisht më dha forcë për të qenë gati. Ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme për mua, për familjen time dhe për klubin. Aty kupton që puna e bërë po paguhet.

Keni bërë ndeshje të mira ndaj skuadrave të forta?

Kjo është ëndrra e çdo lojtari, të luajë kundër Manchester United, Tottenham, Manchesteër City dhe shumë skuadrave të tjera. Ne kemi luajtur mjaft mirë dhe tifozët na kanë mbështetur gjithmonë.

Cila do të jetë e ardhmja juaj pas 6 muajsh? Çfarë do të ndodhë me Brojën?

Unë dua që t’i marr gjërat hap pas hapi dhe të mos shoh shumë nga e ardhmja. Dua thjesht të luaj, të stërvitem mirë dhe të punoj për të shkuar larg. Southampton më ka ndihmuar të rritem, të përmirësohem dhe të luaj futboll. Dua të fitoj sa më shumë ndeshje dhe pastaj të shohim se çfarë mund të ndodhë.

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, ja çfarë diskutuam

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, ja çfarë diskutuam

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com