Britney Spears, një nga emrat më të dashur të muzikës për publikun mbarë botëror ka përshëndetur fansat me disa fotografi.
35-vjeçarja ka vendosur të jetë e sinqertë me fansat rreth pamjes së jashtme.
Ajo ka postuar fotografi të pa kuruara, ndërsa në rrudha i lexohen vitet.
“ E quaj këtë mëngjes, një kafe mëngjesi në shtëpi, pa make up ndonëse dalloni pak rimel poshtë syrit të djathë.Në ditët kur jam pushim kjo jam unë, kënaqësi t’ju takoj”, shkruan artistja.