“E dua këtë vend, isha i nderuar që i shërbeva 6 vjet si kryeministër, ndaj po largohem, pasi gjykoj se vendi ka nevojë për një kryeministër të ri”, e ka lajmëruar kështu dorëheqjen e tij, kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameron. Kryeministri i Britanisë largohet në tetor nga detyra për ti lënë vendin një tjetër kryeministri i cili do të drejtojë proçedurën e daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Këtë vendim e ka diktuar dje populli britanik i cili votoi në shumicë për largimin nga Bashkimi Evropian.
Ish-presidenti i Hondurasit shpallet fajtor për trafik droge, dënohet me burgim të përjetshëm –
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández, është shpallur fajtor për akuzat e trafikut të drogës në një gjykatë federale amerikane....