Britani, tetë shqiptarë përfunduan në pranga për shkak të shpërndarjes të kokainës të klasit A, që është cilësia më e lartë. Operacioni u zhvillua më 7 qershor në Brighton, ndërsa emrat e shqiptarëve u publikuan sot.
Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 19 persona, ndërsa u konfiskua kokainë me vlerë mijëra paund si dhe automjete. Në pranga përfunduan shqiptarët: Ramazam Capa, 21-vjeç, Genti Capa, 26-vjeç, Ndriçim Xhepa, 28-vjeç, banues në Brighton, Gledis Osmani, 21-vjeç, Mevlan Dema, 34-vjeç, Leonard Dema, 35-vjeç, Klinton Dani, 23-vjeç, dhe Kadri Dema, 23-vjeç.
Të gjithë shqiptarët akuzohen për shpërndarje të kokainës. Ndërkohë, mediat britanike shkruajnë se shtetasi Mevlan Dema akuzohet gjithashtu për posedim të armëve dhe pastrim parash. Për veprën e dytë akuzohet edhe Leonard Dema. Ata u paraqitën para gjykatës së Magjistraturës në Brighton të enjten pasdite. “Ne kishim në shënjestër një grup shqiptarësh, të përfshirë në trafikun e kokainës, të cilësisë më të lartë”, tha shefi i policisë Nev Kemp.