Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, do të takohet sot me liderët europianë, për herë të parë pasi vendi i tij votoi pro largimit nga Bashkimi Europian.
Temë e takimit do të jenë implementimi i votës së Brexit dhe raportet mes Britanisë dhe Unionit.
Takimi do të mbahet në samitin e Bashkimit Europian në Bruksel.