Ish-ministrja e Integrimit, komenton referendumin e Britanisë së Madhe
Ish-ministre e Integrimit, kryetare e komisionit parlamentar të Integrimit, Majlindja Bregu e ka cilësuar katastrofë rezultatin e referendumit në Britaninë e Madhe që vendosi daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian. Përmes një mesazhi në facebook, Bregu thekson: Asnjë shkallë më poshtë se Katastrofë është kjo fitorja e Brexit në Britaninë e Madhe”.
Britania vendosi me votë daljen e saj nga Bashkimi Evroipian duke shkaktuar kështu një krizë të madhe në këtë Union.