“Bravoçunat” të më gjejnë biçikletën. Nëse e bëni, ua “kam falur gjakun” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Bravoçunat” të më gjejnë biçikletën. Nëse e bëni, ua “kam falur gjakun”

10:20 | 18/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Alfred Lela

Një biçikletë e mirë, e hijshme si pelë race që për dikë të rritur me ëndrrën fëminore të të pasurit të një dyrrotaku, në të cilën të bredhë lirinë e vegjëlisë do të thotë shumë, më ka humbur sot.

Kushtonte, e them gati me turp këtë, 1200 euro. Jam menduar më shumë atë ditë kur “ma bëri me sy” në një dyqan në një qoshe të Myslym Shyrit, se sa sot, rreth orës 08.00 të mëngjesit, kur e mbështeta te bordurat e pedonales, ngjitur me një prej ministrive, dhe u hodha në mes të “bravoçunave”, me iluzionin se mund të negocioja lirimin e një gruaje (po të kishte qenë një dëng me kanabis do ia kisha dalë, më tha një cinik).

Read more

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

I humba të dyja: biçikletën dhe negociatën, siç edhe disa orë në Komsiariatin nr. 1, duke duruar me vetëmohim etiko-stoik policët e shkretë, tek vuanin me formularë të shtetit sikur të ishin në sanskritishten e Petro Zhejit.

Nga biçikleta e braktisur deri në Komisariat kam ngrënë një batare shkelmash dhe goditjesh në kokë, shoqëruar me të shara. Njërit prej policëve, me kapuçon në kokë, i fiksova vetëm sytë, një lëbyrje me adrenalinë shtazore dhe një theks të fortë të malësive labe. Nuk jam i sigurtë, por më duket se i kam sharë marinarçe, në anglisht, dhe kjo nuk prodhoi ndonjë pasojë sepse, edhe ata të shkretët, vetëm theksin më kuptuan mua, jo fjalët.

Por, mendjen e kisha te biçikleta. Më vonë e kuptova pse. Trupin e kisha të ngrohtë nga dhuna, dhe madje thuaj i mëshirova, kur nuk po ushtronin më forcë, apo kur u lodhën dhe kërkuan të ndërrojnë krah me njëri-tjetrin; u qenë “këputur” duart. Prangat nuk kishin harruar të m’i shtrëngonin mirë. Fillova të ankohesha madje, ashtu i shtrirë siç isha, me fytyrë në asfalt, me një gju në qafë dhe një dorë që më godiste kokën. Në fillim nuk gjenin dot pranga dhe më pas nuk e dinin se në cilin Komisariat do më degdisnin. Komunikimet në radio i nxirrnin zbuluar këta “trima me yll në ballë” që, të ç’organizuar si një bandë e Ali Pashës, nuk kishin as plan operacional as aftësi menaxhuese për ta shpikur një aty për aty. Pasi i gjetën prangat, më rrotulluan, nuk e di pse, duke më nxjerrë para Teatrit Kombëtar. Sikur donin ta vuaja shembjen e tij live dhe ata të shijonin humbjen time. Për disa minuta më mbajtën aty, sepse nuk po gjenin makinë për të më shoqëruar. Më goditën edhe njëherë, kur disa punëtorë jelekëverdhë të Bashkisë më shanë mbarë e mbrapsht. Unë ua ktheva dhe policët, me sa duket, kujtuan se e kisha me ta. Ose thjesht po shprehnin solidaritetin e amebave.

Radio e njërit prej tyre mori shenjë se “makina ime e burgut” ishte gati. Më shoqëruan përmes pedonales deri te Qendra Toptani, ku më dorëzuan te dy policë “qyteti”. Njëri prej tyre, një djalë i ri me kokë të rruar me theks tiranas. Para se të niseshin, dy policë të tjerë, të udhëzuar në radio, për të luajtur deri në fund rolin e padijenisë se po prangosnin një gazetar, u afruan duke më pyetur për emrin. E përsëritën disa herë pyetjen. Nuk e ktheva kokën.

Polici kokërruar kërkoi të më lironte prangat duke parë bymimin e kyçeve. U mundua, por çelësi nuk i hapte. Kur iu afruam Komisariatit erdhi një urdhër në radio: “Mos e lejo të përdorë celularin!”. U kthye nga unë: e di që po mendon se ky është urdhër policësh. Si do ta përdorësh celularin, nëse je i prangosur. Qeshëm.

Oficerët e policisë më dhanë të njohur. Formularin e parë e plotësova në fund të korridorit, ku prisnin edhe dy të shoqëruar të tjerë. Një vajzë me kaçurrela të verdhë e VV dhe një djalë. I tregova këtij se si kisha braktisur biçikletën dhe rolin e gazetarit për të negociuar lirimin e një gruaje me syze dhe kaçurrela që po ndalohej padrejtësisht nga blutë. Është gruaja ime, ma priti. Silva Caka. Ish-deputetja? Po.

Epo, ja ku më kish hedhur fati sot, kokëposhtë, si të ishte një biçikletë me frena të këputur. I arrestuar nga Policia e Edi Ramës, pasi isha akuzuar nga kundërshtarët e tij në opozitë si i shitur te ai, dhe rënë në pranga duke “mbrojtur” një deputete të LSI-së, një partie të cilën ende nuk e kam kuptuar.

Në proces kisha humbur biçikletën, për të cilën më duhet të kursej për një kohë relativisht të gjatë për ta zëvendësuar. Ose do më duhet të përdor paratë që kam marrë nga Edi Rama për të blerë një makinë luksoze. “Me u dhi t’qeshmit”, kur thonë shkodranët.

Pse po e tregoj, pothuaj në tonet e talljes, këtë histori dramatike? Sepse, një abdsurd të tillë, ku aktorët, aktivistët dhe gazetarët përndiqen me zell dhe arrestohen me brutalitet, ndërsa krerëve të malavitës u dërgohet letër që të deklarojnë si, qysh, e tek, i kanë bërë pasuritë, po nuk e përqeshe mund të të çmendë.

Përfundimisht një shtet i tillë nuk mund të bëjë më asgjë për mua dhe të ngjashmit e mi, por biçikletën mund të ma gjejë. Inshallah! Nëse e bëni, ua “kam falur gjakun”. Ose, në gjuhë bravoçunash, jemi “jek e jek”.

/politiko.al/

Etiketa: “Bravoçunat” të më gjejnë biçikletën. Nëse e bëni ua “kam falur gjakun”Alfred Lelabiçikletënbravoçunatjek e jekkam falur gjakunMe u dhi t’qeshmitPetro ZhejisanskritishteshkodranetSilva Caka

Të Lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

nga 27
15:25 | 01/02/2026
0

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

nga 27
15:21 | 01/02/2026
0

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

nga 27
14:57 | 01/02/2026
0

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Para
“Teatri”/ Artistja përlotet gjatë intervistës: Ajo godinë mbart rrënjë të identitet shqiptar

“Teatri”/ Artistja përlotet gjatë intervistës: Ajo godinë mbart rrënjë të identitet shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com