“Axhenda personale është shumë më e rëndësishme se axhenda politike e opozitës apo edhe ajo e kryebashkiakut kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë. Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të e dinë mirë huqin e liderit të opozitës se gjumi i drekës nuk mund të sakrifikohet për asgjë”
Kryetari i PD-së Lulzim Basha është nisur dje në drekë drejt Frankfurtit ku e prisnin familjarë dhe miq për të festuar ditëlindjen. Ai është shfaqur mbrëmë në një intervistë në dritare me Rudina Xhungën, por intervista ishte e regjistruar, pasi kreu demokrat e kishte kërkuar një ditë para regjistrimin duke e justifikuar me axhendën e fushatës. Në të vërtetë ai ka rezervuar ditën e djeshme për të festuar ditëlindjen duke lënë kështu në mes fushatën elektorale. Kamerat e partisë e garantojnë prezencën e kryetarit Basha live në çdo kohë, edhe pse ai mund të jetë në Hollandë apo si dje në Frankfurt.
Kreu i opozitës ka dëshmuar shpesh se axhenda e tij personale është shumë më e rëndësishme se axhenda politike e opozitës apo edhe ajo e kryerbashkiakut kur ishte në krye të bashkisë Tiranë. Të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të e dinë mirë huqin e lidertit të opozitës se gjumi i drekës nuk mund të sakrifikohet për asgjë, as për hallet e qytetarëve e as për fushatë. Pa asnjë mëdyshje argëtimi pranë miqve të tij është në krye të axhendës, aq më shumë kur është fjala për ditëlindje, siç ishte rasti i djeshëm. Edhe kur ishte në çadër largohej çdo ditë për gjumin e drekës dhe thoshte “po shkoj të ha byrekun që ka gatuar Aurela”.
Burime pranë stafit të tij thonë se e priste një festë madhështore në Frankfurt. Atje e prisnin të gjithë miqtë e tij të të vjetër e të rinj, padyshim një vëmëndje e madhe në fetsë mori edhe marrëveshja dhe dashuria e re me kryeministrin Edi Rama.