Një 30-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit pasi ka braktisur fëmijën e saj të mitur.
Policia bën me dije se kallëzimi është bërë nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi L. K..
Ky shtetas është shprehur se Gjykata ia ka lënë shtetases me iniciale B.M, në kujdestari fëmijën.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan po punojnë për kapjen e shtetases, e cila procedohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur.