Deputeti socialist, Erion Braçe, u shpreh se maxhoranca ka pranuar dokumentin e negociatorëve të BE, David McAllister dhe Knut Fleckenstein për zgjidhjen e ngërçit politik. Braçe tha se kushti i vetëm i maxhorancës është që opozita të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend.
“Mazhoranca ka pranuar dokumentin e ndërkombëtarëve, mjafton të votojnë Vettingun. Për ne është një dokument i pranueshëm që opozita të hyjë në procesin zgjedhor dhe të marrë pjesë qetësisht në zgjedhje.
PS nuk ka prekur asnjëherë zgjedhjet politike. Ne kemi humbur mandate deputetësh dhe për një votë edhe për 5 vota, kemi pasur mundësi edhe të manipulojmë, por s’e kemi bërë. Opozita ka kërkuar zgjedhje të lira, ndërkombëtarët i kanë gjykuar dhe ne jemi të gatshëm që t’i pranojmë”- u shpreh Braçe.