Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe këmbëngul që reforma në drejtësi të miratohet nga populli. Ai thotë se ky sistem drejtësie u ka shërbyer vetëm politikanëve dhe qytetarëve të thjeshtë kurrë.
Postimi i plotë:
Tani çdo gjë është shumë e qartë;
Reforma në drejtësi në Shqipëri, po kthehet, nga një interes i madh kombëtar,
ne një interes shumë të madh, evropian e amerikan.
Nga ambasadori amerikan mësova pak me parë se, Lulzim Basha e Oerd Bylykbashi, kane dështuar dhe negociatat e fundit, të këtij mëngjesi herët.
Tani nuk ka më asnjë kuptim.
Njerëz është radha juaj! Mos i lejoni deputetët tuaj tu ndëshkojnë përjetë!!
Ky sistem kriminal drejtësie, ju ka shërbyer vetëm atyre, vetëm familjarëve dhe klientëve të tyre!!
Juve kurrë!
Ju ka rrjepur deri në lëkurën e fundit!!
Ndaj të enjten është edhe dita juaj;
Dita e revanshit tuaj edhe ndaj politikes që nuk shërben, por ndëshkon qytetarët e saj!!