Bota nën ethet e “Omicron”, OBSH shpjegon çfarë dihet deri me tani nga varianti i ri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bota nën ethet e “Omicron”, OBSH shpjegon çfarë dihet deri me tani nga varianti i ri

11:30 | 29/11/2021
në Bota, Kryesore
0

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut identifikuan një variant të ri të koronavirusit që sipas tyre është bërë shkak për rritjen e rasteve me koronavirus në Gauteng, provinca më e populluar e vendit. Mbetet ende e paqartë se ku u shfaq për herë të parë varianti i ri, por tashmë infeksioni është përhapur nga Australia, në Izrael e Holandë.

Nga ana tjetër OBSH-ja e ka cilësuar variantin e ri “shqetësues” dhe i ka bërë thirrje vendeve të marrin masat për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të tij. Ajo që e bën më të rrezikshëm është fakti se ky variant ka rreth 30 mutacione, që mund të ndikojnë tek lehtësia me të cilën Omicron përhapet tek njerëzit.

“Abcnews.al ju sjell në shqip reagimin  e plotë të OBSH-së mbi variantin “Omicron”

Read more

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

La gjurmë të paharrueshme… –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

Më 26 nëntor 2021,  OBSH e cilësoi variantin Omicron, një variant shqetësues. Ky vendim u bazua në provat e paraqitura se Omicron ka disa mutacione që mund të kenë ndikim në mënyrën se si vepron, për shembull, se sa lehtë përhapet ose në ashpërsinë e sëmundjes që shkakton.

Po çfarë deri më tani për variantin e ri?

Studiuesit në Afrikën e Jugut dhe në mbarë botën po kryejnë studime për të kuptuar se si funksionon  Omicron.

Transmetueshmëria : Nuk është ende e qartë nëse Omicron është më i transmetueshëm krahasuar me variantet e tjera, duke përfshirë Delta. Numri i njerëzve që kanë rezultuar pozitivë  vazhdon të rritet në zonat e Afrikës së Jugut por ende janë duke u zhvilluar studime epidemiologjike për të kuptuar nëse është për shkak të Omicron apo faktorëve të tjerë.

Ashpërsia e sëmundjes: Gjithashtu nuk është ende e qartë nëse Omicron shkakton sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera, përfshirë Delta. Aktualisht nuk ka asnjë informacion që tregon se simptomat për shkak të  Omicron ndryshojnë nga simptomat e varianteve të tjera.

Rastet e para të raportuara ishin në mesin e studentëve të universitetit – individë të rinj që priren të zhvillojnë simptoma të lehta por do të na duhen disa javë për të kuptuar ashpërsinë e variantit Omicron. Të gjitha variantet e COVID-19, duke përfshirë variantin Delta që është dominues në mbarë botën, mund të shkaktojnë sëmundje të rënda ose të rrisin rrezikun e vdekjes, raporton abcnews.al

Rreziku nga infektimi i mëparshëm me SARS-CoV-2

Provat paraprake sugjerojnë se mund të ketë një rrezik të shtuar të riinfektimit me Omicron (domethënë njerëzit që janë infektuar më parë me COVID-19 mund të riinfektohen më lehtë me Omicron), në krahasim me variantet e tjera shqetësuese, por informacioni është i kufizuar.

Efektiviteti i vaksinave : OBSH po punon me partnerë teknikë për të kuptuar ndikimin e mundshëm të këtij varianti në masat ekzistuese, duke përfshirë vaksinat. Vaksinat mbeten kritike për reduktimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes, duke përfshirë  variantin dominues Delta.

Efektiviteti i testeve aktuale : Testet PCR të përdorura gjerësisht vazhdojnë të zbulojnë infeksionin, duke përfshirë  edhe Omicron. Por ka ende disa studime, të cilat janë ende në vazhdim për të përcaktuar nëse ky variant ka  ndonjë ndikim në llojet e tjera të testeve, duke përfshirë testet e zbulimit të shpejtë të antigjenit.

Efektiviteti i trajtimeve aktuale : Kortikosteroidet dhe bllokuesit e receptorëve IL6 janë ende efektivë në trajtimin e pacientëve që kanë zhvilluar simptoma të rënda të Covid. Gjithashtu priten të  vlerësohen trajtime të tjera për të parë nëse ato janë ende po aq efektive duke pasur parasysh ndryshimet në variantin Omicron.

Studimet e reja

Aktualisht, OBSH po koordinon me një numër të madh studiuesish në mbarë botën për të kuptuar më mirë Omicron. Studimet që janë duke u zhvilluar ose që  do të zhvillohem së shpejti përfshijnë vlerësime të transmetueshmërisë, ashpërsisë së infeksionit (përfshirë simptomat), efektivitetin e vaksinave, testeve diagnostikuese dhe efektivitetin e trajtimeve.

OBSH nga ana tjetër ka inkurajuar  vendet që të kontribuojnë në mbledhjen dhe ndarjen e të dhënave të pacientëve të shtruar në spital përmes Platformës së të Dhënave Klinike të OBSH për COVID-19  për të përshkruar me shpejtësi karakteristikat klinike dhe rezultatet e pacientëve.

Informacionet e detajuara priten të bëhen publike brenda disa javësh. OBSH do të vazhdojë të monitorojë dhe vlerësojë të dhënat pasi ato bëhen të disponueshme dhe të vlerësojë se si mutacionet e Omicron ndryshojnë sjelljen e virusit.

Masat që duhet të marrin vendet

Duke qenë se Omicron është cilësuar si një variant shqetësues, OBSH ka rekomanduar disa masa që duhet të marrin vendet, duke përfshirë rritjen e mbikëqyrjes dhe renditjen e rasteve; ndarjen e sekuencave të gjenomit në bazat e të dhënave të disponueshme publikisht, të tilla si GISAID; raportimi i rasteve ose grupimeve fillestare tek OBSH; kryerja e hetimeve në terren dhe vlerësimeve laboratorike për të kuptuar më mirë nëse Omicron ka karakteristika të ndryshme transmetimi ose ndikon në efektivitetin e vaksinave, diagnostikimit ose masave të shëndetit publik dhe social.

Vendet duhet të vazhdojnë të zbatojnë masat efektive të shëndetit publik për të parandaluar qarkullimin e COVID-19 në përgjithësi, duke përdorur një analizë të rrezikut dhe një qasje të bazuar në shkencë. Ata duhet të rrisin disa kapacitete shëndetësore publike dhe mjekësore për të menaxhuar rritjen e rasteve.

Për më tepër, është jashtëzakonisht e rëndësishme që pabarazitë në aksesin ndaj vaksinave të adresohen urgjentisht për të siguruar që grupet e cenueshme kudo, përfshirë punonjësit e shëndetësisë dhe të moshuarit, të marrin dozat e tyre të para dhe të dyta, krahas aksesit të barabartë në trajtim dhe diagnostikim.

Veprimet që duhet të kenë parasysh njerëzit

Hapat më efektivë që mund të ndërmarrin individët për të reduktuar përhapjen e virusit është mbajtja e një distance  të paktën 1 metër nga të tjerët; përdorimi i një maske, dritaret duhet të qëndrojnë të hapura për të përmirësuar ventilimin; duhet të shmangni hapësirat e ajrosura keq ose të mbushura me njerëz; të lani sa më shpesh duart; dhe të vaksinoheni.

OBSH do të vazhdojë të ofrojë përditësime rreth virusit  dhe përveç kësaj, informacioni do të jetë i disponueshëm në platformat e mediave digjitale dhe sociale të OBSH-së.

Etiketa: Bota nën ethet e “Omicron”OBSH

Të Lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

nga 27
23:17 | 31/01/2026
0

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

La gjurmë të paharrueshme… –

La gjurmë të paharrueshme… –

nga 27
22:43 | 31/01/2026
0

Pas ndarjes nga jeta të aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi ka reaguar edhe kolegu i tij, aktori i madh...

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

nga 27
22:29 | 31/01/2026
0

Krimet e fundit të ndodhura brenda ambienteve të izolimit të burgut më famëkeq të Greqisë, Koridhalosit, kanë vënë në lëvizje...

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

nga 27
21:29 | 31/01/2026
0

Kjo e shtunë e Kategorisë Superiore mund të konsiderohet si dita e barazimeve. Pas partizani-Elbasani dhe Vora-Flamurtari edhe ndeshja mes...

Para
Naftëtarët e Ballshit dalin sërish në protestë: Uzinën do e shesin për skrap

Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë. Kreu i sindikatës: Kemi mbi 8 mln euro pa marrë!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –

23:17 | 31/01/2026
La gjurmë të paharrueshme… –

La gjurmë të paharrueshme… –

22:43 | 31/01/2026
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –

22:29 | 31/01/2026
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –

21:29 | 31/01/2026
Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

21:27 | 31/01/2026

Më Të Lexuarat

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –
  • Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit –
  • E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis –
  • Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –
  • Debutim i ‘çmendur Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën –
  • La gjurmë të paharrueshme… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com